GjeopolitikëKryesore

Franca dhe liberalizimi i vizave për Kosovën

Shkruan Wouter Zweers në bashkëpunim me Florent Marciacq-un dhe Donika Eminin për Institutin Hollandez për Marrëdhenie Ndërkombëtare “Clingendael

Pjesa e parë

Prenzantim

Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur BE-ja filloi dialogun e saj për liberalizimin e vizave me Kosovën për të punuar drejt një marrëveshjeje që lejon qëndrime të shkurtra në BE (deri në 90 ditë). Në vitin 2012, Komisioni Evropian u ngarkua me monitorimin e progresit të Kosovës në përmbushjen e 95 kritereve të listuara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Reforma u ndoqën për të forcuar ripranimin dhe riintegrimin, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve dhe migracionit, rendin dhe sigurinë publike dhe të drejtat themelore. Për të hequr pengesat e lidhura me vizat dhe për të përmbushur standardin që kishte vendosur BE-ja, Kosova madje ra dakord me Malin e Zi që të heqë dorë nga pretendimi i saj për rreth 8,000 hektarë territor të diskutueshëm. Ajo ratifikoi, me urdhër të BE-së, një marrëveshje shumë të kontestuar për Demarkacionin e Kufirit që shtoi polarizimin politik tashmë në rritje në vend.

Menjëherë më pas, më 18 korrik 2018, Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova kishte përmbushur të gjitha standardet e larta për liberalizimin e vizave, dhe në përputhje me rrethanat propozoi dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën. Parlamenti Evropian mbështeti propozimin e Komisionit në nëntor 2018, duke i bërë thirrje “Këshillit të miratojë me shpejtësi mandatin e tij për të ecur përpara drejt miratimit të një regjimi pa viza”. Që atëherë, ai ka konfirmuar në mënyrë të përsëritur mbështetjen e saj për hapjen e procedurës së bashkëvendosjes me Këshillin për liberalizimin e vizave, duke përfshirë edhe rezolutën e fundit të 6 korrikut 2022. Por deri më sot, kjo pikë nuk është vendosur asnjëherë zyrtarisht në axhendën e Këshillit.

Në rajon, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi kanë gëzuar udhëtimin pa viza në BE që nga dhjetori i vitit 2009 e Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina iu bashkuan listës së bardhë të BE-së në dhjetor të vitit 2010. Në ndërkohë, Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Ukrainës iu dha liberalizimi i vizave në mars 2014, shkurt 2017 dhe maj 2017 respektivisht, pas katër, pesë dhe nëntë vitesh dialog për liberalizimin e vizave. Me procesin e liberalizimit të vizave të paplotësuar, Kosova mbetet de facto vendi i vetëm në Evropë, së bashku me Bjellorusinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin, ku procedurat e vizave aplikohen për qëndrime afatshkurtra në BE.

Ky trajtim, që pothuajse nuk pasqyron qëllimin dhe vullnetin e vetëm të shprehur qartazi të Kosovës për orientime euroatlantike, është bërë një burim dramatik i zhgënjimit dhe hidhërimit në vend. Pesë anëtarë të BE-së (Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, edhe pse bashkëpunimi dhe angazhimi me disa ka përparuar vitet e fundit. Kontestimi i vazhdueshëm nga këto shete i shtetësisë së Kosovës ngushton horizontin e vendit në skenën ndërkombëtare dhe i bën të paqarta perspektivat evropiane, në rastin më të mirë. Duke qenë një nga këndvështrimet e pakta të prekshme që mund të arrihet në afat të shkurtër, liberalizimi i vizave renditet lart në agjendën e Kosovës. Por ngërçi e përkeqëson ‘ndjenjën e tanishme të qytetarëve për të jetuar në një lloj vendi të klasit të dytë’. Marrja e një vize Shengen në Kosovë, për shumicën e qytetarëve, është një sprovë sfiduese, e kushtueshme dhe që kërkon kohë. Ai gjithashtu hedh një dritë negative mbi qasjen e vetëshpallur të bazuar në merita të BE-së në rajon, e cila mbështet politikën e anëtarësimit dhe minon besueshmërinë e BE-së për çështje më të ndjeshme, siç është lehtësimi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi mes çështjeve të tjera, në kohë konfrontimi gjeopolitik.

Edhe pse vendimi për liberalizimin e vizave kërkon vetëm një shumicë të cilësuar në Këshill, në praktikë arritja e konsensusit ka dëshmuar se vendimmarrës është mekanizmi dominues. Asnjë presidencë e kaluar (përfshirë atë gjermane, e cila ngriti pritshmëri të mëdha) nuk e ka çuar zyrtarisht çështjen për votë edhe nëse ka pasur një shumicë, si pasojë e kundërshtimit nga një numër i vogël shtetesh anëtare të cilat, për arsye të ndryshme, bënë një sy qorr ndaj rekomandimeve të Komisionit dhe Parlamentit Evropian. Fillimisht ngurruese dhe e ndarë brenda, Gjermania tani ka shprehur pa ambiguitet vullnetin e saj për të ecur përpara. Më pak të gatshëm për t’u dorëzuar deri më tani kanë qenë Danimarka dhe Belgjika, të cilat vazhdojnë të shprehin shqetësime për reformat në drejtësi dhe sundimin e ligjit. Ky shqetësim ka qenë i përbashkët edhe për Hollandën prej disa vitesh, por një ndryshim në pozicionin hollandez është duke u bërë, siç është sinjalizuar nga kryeministri Mark Rutte dhe të tjerë që në fillim të vitit. Ky ndryshim në qëndrimin hollandez ka gjasa të përshpejtohet nëse Franca, pas vitesh hezitimi, konfirmon gatishmërinë e saj për të mbështetur liberalizimin e vizave të Kosovës pa vonesa të panevojshme.

Lexo më shumë  Dodiku kërcënon pas votave boshnjake pro Kosovës në KiE: E morëm porosinë, Srpska do të reagojë e bashkuar

Progresi në frontin e liberalizimit të vizave është vendosur si një nga prioritetet e Presidencës Franceze të Këshillit për Ballkanin Perëndimor. Ndonëse në fund, formalisht pak mund të arrihej, në margjinat e Këshillit Evropian të qershorit 2022, presidenti francez Emmanuel Macron e siguroi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se rezervat franceze tani e tutje do të hiqen. Nëse konfirmohet, ky ndryshim në pozicionin francez është një zhvillim i bërë në një moment të vlefshëm. Në tetor 2022, Komisioni Evropian do t’u komunikojë shteteve anëtare një raport të ri teknik për liberalizimin e vizave për Kosovën; presidenca çeke e Këshillit ka shprehur interesin e saj për ta vendosur këtë çështje në rend dite; dhe pas kësaj linje ngjarjesh pozitive, një vendim mund të merret në parim deri në fund të vitit nga Këshilli Evropian. Liberalizimi i vizave më pas mund të hyjë në fuqi në vitin 2023, ndërsa mekanizmi ETIAS (Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit) që përmirëson menaxhimin e kufijve të BE-së do të hyjë në fuqi (ndoshta deri në nëntor 2023). Deri atëherë, Kosova ndoshta do të ketë dorëzuar edhe aplikimin e saj për anëtarësim në BE. Pa dyshim, momenti pozitiv po krijohet dhe tema e liberalizimit të vizave është “në kushte më të favorshme se kurrë më parë”.

Një skenar i tillë mjaft pozitiv nuk është i pacëueshëm. Modalitetet e shtytjes përfundimtare në proces mbeten të pazgjidhura dhe liberalizimi i vizave mund të përballet me vonesa të reja. Por politikisht, pranimi në Paris se BE-ja dhe Kosova duhet të ecin përpara mund të ketë implikime të rëndësishme: për Francën, e cila përpiqet për udhëheqje strategjike në çështjet evropiane; për BE-në, e cila përballet me çështje të ndjeshme gjeopolitike në këtë kohë; për rajonin e Ballkanit, i cili duhet të përfitojë nga një momentum pozitiv; dhe, natyrisht, për qytetarët e Kosovës, të cilët do të festojnë 15 vjetorin e pavarësisë në vitin 2023.

Franca është shumë e shqetësuar në lidhje me Kosovën dhe liberalizimin e vizave

Franca në të kaluarën ka ndjekur vazhdimisht një qasje mjaft strikte ndaj liberalizimit të vizave. Ajo i hoqi me ngurrim rezervat e saj vetëm në vitin 2010, kur Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës iu lejua udhëtimi pa viza. Së bashku me të tjerët, ajo në mënyrë të përsëritur shtyu aktivizimin e mekanizmit mbrojtës duke i lejuar shtetet anëtare, që me shpejtësi të pezullojë liberalizimin e vizave në rast të rritjes së qëndrimeve të parregullta në BE dhe kërkesave të pabazuara për azil. Shqetësimet e Francës për liberalizimin e vizave për çështjen e Kosovës, pasqyrojnë këtë gjendje kritike shpirtërore.

Shqetësimet mbi sundimin e ligjit, shpesh janë paraqitur për të justifikuar kundërshtimet franceze. Në vitin 2018, ministri i Jashtëm francez Jean-Yves le Drian ishte i shqetësuar për reformat në Kosovë, ishin ‘shumë të freskëta’ për të qenë përfundimtare. Vlerësimi i tij për situatën, duke i dhënë jehonë, pozicionit hollandez nuk dha rezultate shumë në raportet e Brukselit për liberalizimin e vizave, të cilat ishin inkurajuese në këtë drejtim. Më tepër reflektonte mosbesimin në rritje, në shoqërinë franceze përballë institucioneve të BE-së në përgjithësi dhe Komisionit Evropian në veçanti: në vitin 2021,49% e francezëve pranuan se nuk u besonin institucioneve të BE-së. Raportet e përgatitura nga Komisioni për Ballkanin Perëndimor u konsideruan shumë optimiste dhe Traktati i Lisbonës kishte rifuqizuar shtetet anëtare në prerogativat e tyre. Ndërkohë që e pranon progresin, Franca, po ashtu si Hollanda dhe Gjermania, argumentuan se reformat duhet të jenë të qëndrueshme përpara se Kosovës t’i jepet udhëtimi pa viza. Shumë pak besim kishte në ato mekanizma të vendosura në vitin 2012, që i mundësonte BE-së të monitoronte zhvillimet pas liberalizimit të vizave dhe të adresonte abuzimet e mundshme të regjimeve pa viza. Për Francën dhe të tjerët, kushtëzimi më i rreptë ex-ante (përpara ngjarjes) ishte qasja e preferuar.

Lexo më shumë  Shpërthimi në Zveçan, flet serbi: U sulmova se bashkëpunova me shqiptarët

Shqetësimet mbi sundimin e ligjit nuk kanë qenë aq të fuqishme në Francë, sa që frika për liberalizimin e vizave do të nxiste migrimin e parregullt dhe aplikimet për azilkërkues. Këto frika, të rrënjosura thellë, kanë rezultuar empirikisht të pabazuara për vendet e tjera të rajonit. Por fluksi masiv i azilkërkuesve që udhëtojnë kryesisht përmes, por edhe nga Ballkani Perëndimor në mesin e viteve 2010 e bëri temën shumë të ndjeshme dhe të prirur ndaj instumentalizimit të politikës. Trazirat politike të shkaktuara nga dëbimi i të lindurës në Kosovë, Leonarda Dibrani, prishi fillimin e presidencës së François Hollande në 2013 dhe vendosi në qendër të vëmendjes qëndrimet e politikanëve për çështjet e lidhura me emigracionin. Duke demonstruar, rreptësia u bë hobi dhe shenja e kryeministrit Manuel Valls, sidomos gjatë krizës së refugjatëve dhe migracionit. Midis nëntorit 2014 dhe prillit të vitit 2015, rreth 48,000 qytetarë të Kosovës hynë në BE, dhe brenda një viti, numri i aplikantëve të Kosovës për herë të parë si azilkërkues u dyfishua përkatësisht në Francë. Ndërkohë, diskutimet në BE u nxehën për një temë që ishte postuar në lidhje me punëtorët midis Francës dhe Polonisë, duke shtuar presionin politik mbi elitat në pushtet. Këto ngjarje dhe zhvillime të instrumentalizuara lehtësisht nga forcat politike të ekstremit të djathtë, të krijuara në një kontekst afatgjatë të pafavorshëm, në mënyrë të tillë që ekzekutivi francez të ndjekë metodën e “Komisionit për Rekomandim”, për liberalizimin e vizave në lidhje me Kosovën.

Edhe më të dëmshme ishin shqetësimet mbi sigurinë dhe krimin. Këto shkojnë nën sipërfaqen e skenës politike, në politikën partiake dhe bisedimet polemizuese të tavolinave. Ata u grumbulluan së bashku me frikëra të paarsyetueshme dhe me paragjykime të dukshme që lulëzoi në mesin e popullit francez në masë të madhe injorantësh për çështjen e Kosovës, Ballkanit në përgjithësi dhe marrëdhëniet e tij me BE-në. Në media, për shembull, artikujt për aktivitetet kriminale të drejtuara nga Kosova dhe Shqipëria për emigrantët në Francë, janë titujt kryesorë herë pas here. Ata ushqyen ndjenjën e të qenit i refuzuar në Francë, i cili tashmë kishte pësuar një rritje në terren prej kërcënimeve terroriste. Ngjarjet tragjike si sulmi terrorist në Paris, i nëntorit të vitit 2015 ose sulmi në Nice me kamion në korrik të vitit 2016 i zmadhoi këto frika. Të dyja sulmet terroriste përfshinin armë zjarri të importuar ilegalisht nga Ballkani Perëndimor dhe/ose njerëz nga rajoni. Ata ringjallën narrativat e vjetra që e paraqesin Ballkanin Perëndimor si një fuçi baruti të Evropës. Frika se luftëtarët e huaj terroristë që ktheheshin nga Siria do të ktheheshin përfundimisht kundër Francës, e udhëhoqi presidentin Macron në vitin 2019 për të hedhur poshtë Bosnje-Hercegovinën si ‘bombë fikse’ ku e ekspozoi edhe Kosovën. Me 242 të kthyer, Kosova në vitin 2021 ishte vendi me përqendrimin më të lartë të njerëzve që kthehen ose riatdhesohen nga Siria dhe Iraku në Evropë, në raport me madhësinë e popullsisë, por programi i vendit për kontrollin e këtij fluksi dhe përgatitja kishte treguar rezultate inkurajuese. Në përgjithësi, i rrëmbyer nga një heuristikë frike, liberalizimi i vizave për Kosovën mbeti një temë për të cilën asnjë qeveri në Francë nuk ishte e gatshme për t’a vënë në skenën politike.

Këto shqetësime për sundimin e ligjit, emigrimin dhe sigurinë u bënë dominuese në mënyrë të papërmbajtshme në skenën politike franceze si rezultat i: mungesës së njohurive në Francë për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe procesi i liberalizimit të vizave të Kosovës në veçanti; qëndrimet negative mbizotëruese ndaj zgjerimit në përgjithësi dhe anëtarësimit të Kosovës në BE më së shumti; parëndësia e shkëmbimeve ekonomike ndërmjet Francës dhe Kosovës; ndjeshmëria e temës, veçanërisht gjatë kohës së zgjedhjeve; dhe virulenca e forcave të ekstremit të djathtë. Mezi është diskutuar në Parlamentin francez dhe kryesisht ishin të shkëputur nga konsideratat që burojnë prej institucioneve të BE-së, tema ka përfituar një prirje më pozitive nga ana e Ministrisë së Jashtme franceze, por mbeti prerogativi kryesor për gadishmërinë e ulët të Ministrinë e Brendshme dhe Presidencës.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *