Lajme

Deputeti ukrainas: Metodë putiniste, nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë qytetarët e Kosovës

Deputeti ukrainas dhe njëherësh anëtar i delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko ka reaguar lidhur me situatën aktuale në veri të Kosovës.

Goncharenko përmes një postimi në Twitter shkroi se Ukraina duhet të mbrojë qytetarët e Kosovës nëse Serbia pushton Kosovën, duke shtuar madje se Ukraina është gati të veprojë me trupat në terren. Sipas tij Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive.

Lexo më shumë  Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës

“Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Saktësisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali trojan i Putinit në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar deputeti ukrainas në postimin e tij.

Goncharenko gjithashtu një një postim tjetër shkroi se realiteti me të cilin po jeton Ukraina tash e pesë muaj ka ardhur edhe në Kosovë.

Lexo më shumë  Rashiq: Lista Serbe nuk ishte e gatshme për votim në veri, do të ishte humbje e Vuçiqit

“Ne e dimë se si është të jetosh kështu. Ne donim që bota të ndalte luftërat, jo t’i fillonte ato. Bota më në fund duhet të kuptojë se Rusia, Putini dhe të gjithë “aleatët” e tyre janë shkaku i konflikteve dhe luftërave”, u shpreh ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *