Lajme

(FOTO) Policia e Kosovës vendos patrulla në veri

Policia e Kosovës është duke monitoruar situatën në veri të vendit.

Kjo pasi në orën 18:00 në Mitrovicën e Veriut është lëshuar alarmi.

Pas kësaj, serbët lokalë kanë bllokuar me kamionë të mbushur me zhavor dhe maune, magjistralet Mitrovicë -Bërnjak dhe Mitrovicë- Jarinjë.

Në magjistralen Mitrovicë- Bërnjak, barrikada është vendosur në fshatin Zupç të Zubin Potokut.

Policia e Kosovës është larg saj disa kilometra. Megjithatë, burime të RTK-së kanë konfirmuar se një autoblindë e policisë ka mbetur përtej barrikadës dhe në orët në vazhdim pritet të kuptohet se si do të veprohet.

Lexo më shumë  Erjon Vishkulli djali që u godit me plumb gome në sy nga policia, kthehet në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

Ndërkohë, në magjistralen Mitrovicë- Jarinjë, barrikada është vendosur në fshatin Rudare dhe jo zyrtarisht mësohet se serbët lokalë kanë vendosur maska që të mos identifikohen.

Në anën tjetër, në Rashkë të Serbisë, ka nisur takimi i drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Ky takim po mbahet vetëm pak orë para fillimit të masave të reciprocitetit, ku qytetarëve me letërnjoftime të Serbisë do t’u dorëzohet një dokument në hyrje dhe dalje nga vendi.

Lexo më shumë  “Politika përfundon aty ku hyn dhuna”/ Tomor Alizoti: Të rinjtë dhunohen ndërsa policët shofer të Agasit. Drejtoresha e SHISH i shërbente krimit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *