Lajme

VIDEO/ Reagimi i KM Kurti: Ende pa filluar reciprociteti, po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas gjendjes në veri të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se ditët në vijim do të jenë sfiduese dhe problematike, pasi Kosova po përballet me nacional-shovinizmin serbomadh që e njeh mjaft mirë.

Tutje shtoi se ende pa filluar lëshimi i dokumenteve të hyrjes e daljes nga Kosova, strukturat ilegale serbe kanë bllokuar rrugët dhe kanë nisur të shtënat me armë.

Lexo më shumë  Protesta studentore/ Studentët në Universitetin e Korçës vijojnë bojkotin

“Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat.Qeveria e Republikës së Kosovës është demokratike e progresiste, që e don, respekton dhe zbaton ligjin dhe kushtetushmërinë, paqen dhe sigurinë, për të gjithë qytetarët pa dallim dhe për mbarë vendin tonë të përbashkët”, tha kryeministri.

Lexo më shumë  ‘Tolerancë ndaj Edi Ramës në Shqipëri’ - Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *