Bota

Dëmtuan hekurudhat që mos të transportoheshin armë, dënohen me burg pesë aktivistët bjellorusë që mbështetën Ukrainën

Pesë aktivistë bjellorusë, të cilët u arrestuan me dyshimin për dëmtimin e hekurudhave në vend, ku si rrjedhojë u ndërpre furnizimi me armë dhe kalimin e trupave ruse në Ukrainë, janë dënuar me akuza për terrorizëm.

Bjellorusia nuk është pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në luftën në Ukrainë, por ka ofruar mbështetje logjistike për Rusinë, duke lejuar forcat ruse të hyjnë në Ukrainë përmes territorit të Bjellorusisë.

Lexo më shumë  Oligarkët e Orbanit po nxitojnë të ikin nga Hungaria me pasuritë e tyre

Një gjykatë në qytetin lindor të Babryskut, dënoi më 10 gusht Kanstantsin Yermalovich me 16 vjet burgim dhe e urdhëroi atë të paguante një gjobë prej 9.600 rubla (3.800 dollarë).

Vital Mankevich u dënua me 15 vjet burgim dhe Ihar Kazlou u dënua me 14 vjet.

Të pandehurat Nadzeya Polkina dhe Natallya Ked u dënuan me nga dy vjet, respektivisht lirim me kusht.

Pesë aktivistët ishin në mesin e rreth 60 burrave dhe grave të arrestuar për përfshirjen e tyre të dyshuar në këtë akt në mbështetje të Ukrainës.

Lexo më shumë  ShBA-ja ka shpenzuar 25 miliardë dollarë për luftën në Iran

Rastet e tjera janë ende duke u hetuar.

Fushata e quajtur “Lufta Hekurudhore” u iniciua në Bjellorusi nga një grup i quajtur BYPOL.

Ata që janë përfshirë në fushatë kanë marrë nofkën “Guerrila Hekurudhore”. /REL/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *