KryesoreLajme

Deklarata e fortë e Bugajskit: Serbia njeh Kosovën kur Rusia të humbë luftën

Analisti i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare, Januz Bugajski në një intervistë për Euronews Albania, mbështet kushtet e vendosura nga Albin Kurti për Asociacionin.

Por sipas tij, faktori ndërkombëtar duhet t’i bëjë më shume presion Serbisë dhe të kushtëzojë anëtarësimin e saj me kushtet e Kosovës.

Sipas Bugajskit, herët e vonë Serbia do ta njohë Kosovës, por kjo sipas tij ka më shume gjasa të ndodhë kur Rusia të humbasë luftën dhe rolin e ndërhyrjes së saj në Ballkan.

Lexo më shumë  34 vite e gjysmë punë, 25,500 lekë pension dhe asnjë bonus: Historia e nënë Shefikos

“Në fakt jam optimist që kjo gjë herët apo vonë do të ndodhë. Mbase nuk do të ndodhë gjatë kësaj qeverie, pra qeverisë së Vuçiç. Gjasat më shumë janë që të ndodhë kur Rusia ta humbë luftën në Ukrainë, të dobësohet dhe të mos ndërhyjë më në Ballkan. Ka gjasa të ndodhë më shumë. Dhe me shumë gjasa do të ndodhë kur kushte më të ashpra t’i vendosen Beogradit për të pranuar pavarësinë e Kosovës. Pra me fjalë të tjera, ti e pranon të hapet rruga e anëtarësimit në BE, në të kundërt nuk ka mundësi anëtarësimi, por do humbasësh dhe fondet e BE”,  tha analisti.

Lexo më shumë  Kurti para delegacionit parlamentar të NATO-s: Anëtarësimi i Kosovës, prioritet strategjik

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *