Lajme

Berisha denoncon pazarin mes pronarit të “ABC News” dhe Ramës: Si u favorizua biznesmeni Shkëlqim Devolli

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar një “pazar” mes qeverisë shqiptare dhe oligarkut nga Kosova, Shkëlqim Devolli.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha denoncoi se oligarku Devolli, i cili është pronar i birrës “Peja” imponoi ndryshimin e akcizës së birrës në Shqipëri, duke sjellë shkatërrimin e prodhimit vendas.

Sipas Berishës, qeveria ndryshoi akcizën e birrës për të favorizuar Devollin dhe ky i fundit vendosi në shërbim të qeverisë televizionin ABC News.

“Ka një pushtim të medieve. A e dini që për ABC-në, u shkatërrua e gjithë industria e birrës në Shqipëri? Për të futur ABC-në në dorë, pronari i birrës Peja, Devolli, imponoi ndryshimin e akcizës së birrës, de facto asgjësimin e birrës në Shqipëri. Unë i them atij, mënyrën se si po e përdor atë televizion, po bën shërbimin më të keq Kosovës, Shqipërisë, por edhe biznesit. Opozita shqiptare do mbajë qëndrimet e saj. U ndryshuan akcizat e birrës për të favorizuar Devollin. U bë pazari me ABC-në, dhe po të vini re, e ka shndërruar atë në një Kol Balla biss. Se ai i mban të dyja. Këtu është drejtor, aty është debator.

A ka më neveri se kjo? Kjo është vetëm njëra anë, ka edhe të tjera. Unë denoncova këtë sot. Ne jemi miq të medias, por nëse vazhdon në këtë mënyrë ndaj opozitës, opozita do të të përgjigjet. Se ke ardhur me një mision për të shndërruar televizionin në një altoparlant Rama-Veliaj. Ky ka kaluar në ekstrem, në çmenduri. Vjen dhe heq një seri gazetarësh. Të gjithë. Ka mbetur Kol Balla me Kol Ballën.” deklaroi Berisha.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës gjen kamera ilegale në kufi me Serbinë, dyshohet se përdoreshin nga kontrabanduesit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *