Lajme

Vuçiqi i jep medalje Grenellit: Ai e meriton për angazhimin e tij ndaj Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se ka vendosur ta dekorojë ish-të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

“Ky vendim s’ka të bëjë me Qeverinë. Është vendim i imi. Mendoj se ai ishte ndër të paktit njerëz nga SHBA-ja që ka pasur qasje më të balancuar, që ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për shtetin tonë për Kosovën dhe Metohinë. Ai nuk është se mendon ndryshe nga pjesa tjetër e administratës amerikane, por ka qenë gjithmonë i gatshëm të dëgjojë palën serbe”, ka thënë Vuçiqi në një konferencë për media të mërkurën.

Lexo më shumë  "Hoteli luksoz i dhëndrit të Trumpit në Beograd", The New York Times: Idenë e propozoi Grenelli kur ishte i dërguar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Grenelli ka qenë emisar për dialogun Kosovë-Serbi, në kohën kur Donald Trump ishte president i SHBA-së.

Dekorimi i tij u bë në Ditën e Shtetësisë së Serbisë, kur presidenti ndan urdhra të lartë shtetërorë për individë, shërbimet e të cilëve i dallon.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *