KryesoreLajme

Danas: Vuçiqi e pranoi se Radoiçiq mori pjesë në sulmet e të dielës në Banjskë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë intervistës për “RTS” të mërkurën mbrëma ka pranura ndër të tjera se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka qenë në sulmin në Banjskë të Zveçanit të dielën.

Në sulmin terrorist në Banjskë u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u lënduan tre policët.

Në sulm u vranë edhe tre sulmues.

“Danas” ka publikuar videon e momentin kur Vuçiq gjatë intervistës pranon se Radoiçiq ishte prezent të dielën në Banjskë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, kishte publikuar video ku shihej Radoçiq, që është në listën e zezë të SHBA-së e Britanisë së Madhe, duke drejtuar një grup të armatosur e të uniformuar në Banjskë. Sveçla tha se është dëshmi se Radoiçiq ishte prapa sulmit.

Lexo më shumë  Kurti mori pjesë në ecjen tradicionale `Zbulimi i hershëm-Mbijetesë`

E ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, kishte tentuar ta mohonte, duke thënë se videoja nuk është e ditës së njëjtë.

Të mërkurën Vuçiq la të nënkuptonte se Radoiçiq ishte prezent.

“Sa dini për organizimin e atyre njerëzve, kush i komandon ata njerëz nga Kosova, a i njeh ata njerëz?” – pyeti gazetari Vuçiqin në lidhje me personat që shihen në videot e dala nga Banjska.

“Si nuk e njoh Milan Radoiçiqin”, u përgjigj Vuçiqi.

“A i komandon ai ata?” – pyeti gazetari.

“Nuk e di nëse i komandon, por më pyetët nëse i njoh ata njerëz. E njoh Milan Radoiçiqin. Këta tjerët nuk e di se cilët ishin, dhe as nuk e kam njohur asnjë. Tash kam dëgjuar për këta njerëz”, u përgjigj Vuçiq.

“Vuçiq u hutua, pastaj pranoi se Milan Radoiçiq ishte në mesin e serbëve që u përplasën me policinë e Kosovës të dielën”, ka shkruar gazeta “Danas”.

Lexo më shumë  Plani i Rritjes për Ballkanin pritet t’i sjellë 882.6 milionë euro Kosovës

Rruga Press

YouTube player