Lajme

“Nashi” shënjestron kryeredaktorin e “Danasit”, në fletushka edhe logo e “KOHËS Ditore”

Para objektit të gazetës serbe “Danas”, të enjten, janë futur sërish fletushka të nënshkruara nga “Lëvizja Konzervatore Nashi”.

Në fletushka të kësaj lëvizje shihet logo e “Danasit”, një nga mediumet e pakta të pavarura në Serbi, dhe e “KOHA Ditore”.

Fletushkat kanë synuar kryeredaktorin e “Danasit”, Dragoljub Petroviq.

Në fletushkë është edhe heroi kombëtar i Kosovës, Adem Jashari dhe shkruan: “Ti nuk je Drazha, ti je Adem”.

Lexo më shumë  Komandanti britanik i KFOR-it, Wilkes: Jemi të gatshëm të përballemi me çdo kërcënim

Raportimi i pavarur i “Danas”, po cilësohet si i dëmshëm për Serbinë, madje edhe nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Madje po vlerësohet aq dëmtuese për Serbinë sa raportimi i “KOHËS Ditore”.

Këto fletushka kanë ardhur pak orë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pasur kritika për mediumin “Danas” gjatë fjalimit të tij në “RTS”.

“Kjo tregon se si është liria në Serbi. Lëreni atë që më sulmoni mua, por atë që po ia bëni vendit tuaj. A mendoni se jam temë apo subjekt pasi jam i shëmtuar, i trashë apo ku e di se çfarë? Jo, por temë dhe objektiv është Serbia, që të shkatërrohet. Ky është thelbi i gjithë kësaj. Të ju pyes, më tregoni gazetat në shqip që janë të tilla. Te ta lulëzon demokracia e te ne jo”, ka thënë Vuçiq. /koha/

Lexo më shumë  Fushata zgjedhore në Serbi gjithnjë e më larg “rrugës Evropiane”! Partitë politike temë kryesore Kosovën

Rruga Press

YouTube player