Sport

Daja dhe Suhareka me sytë drejt historisë, Ballkani luan ndeshjen kthyese ndaj Ludogoretsit në Ligën e Kampionëve

Ballkani luan sot (e mërkurë) në udhëtim te Ludogoretsi ndeshjen kthyese në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës ka fituar me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrrit” ndaj Ludogoretsit takimin e parë ndaj Ludogoretsit, të zhvilluar javën e kaluar.

Megjithatë, sot zhvillohet akti i dytë i raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, me Ballkanin që synon lavdinë duke kaluar këtë raund.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Ndeshja e sotme është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Huvepharma Arena” të Razgradit, me fillim nga ora 20:00.

Ekipi i Ilir Dajës ka kryer të gjitha përgatitjet dhe është i kompletuar për këtë ndeshje.

Rruga Press

YouTube player