KryesoreLajme

Kapacitetet ushtarake dhe armatimet e reja janë arrite e mbrojtjes dhe sigurisë

Ne një Intervistë ekskluzive për Kosova Post, njohësi i politikave të sigurisë, respektivshit profesori universitar, Prof. Dr. Bahri Gashi, ka folur lidhur me sfidat e sigurisë në të cilat po kalon Kosova, dronët – pisjet e reja ushtarake, kapacitetet mbrojtjëse të ushtrisë së Kosovës FSK -së, rolin e ministrit Armend Mehaj në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe rrugën e anëtarësimit të Kosovës dtejt NATO-së si synim strategjik i shtetit të Kosovës.

Teksa argumeton mbi rëndësin e paisjes së Republikës së Kosvës me dronë, profesori Gashi tregon pë jehonë që ka marrë blerja e tyre. Në këtë konstekst Gashi nënvizon faktin që ushtria e Republikës së Kosovës çdo hërë e me shumë po konfirmohet se është forcë brenda stantardeve të NATO-s.

Kosova Post: Profesor Gashi, si i vlersoni në përgjithësi situatën e sigurisë në vend dhe rajon dhe zhvillimet e fundit në FSK?

Përgjithësisht, Kosova po kalon momente jo stabile sa i përketë situatës së sigurisë, me theks të veqant në veriun e vendit. Siq e dini përpjekjet e shtetit jo mik të Kosovës, serbia po përpjekjet të destabilizoj dhe të krijoj vatër të re krize e udhëzuar nga Rusia, për të shpërqëndruar vëmendje nga lufta në Ukrainë. Politika jonë duhet të vazhdoj në qëndrueshmëri kushtetuese, duke u koordinuar me aleatët dhe instirucionet e brendshme të sigurisë dhe inteligjencës për të ofruar informacione në kohë reale për hapat politik që duhet të pasohen për të ofruar dhe ruajtur paqen dhe sigurinë në vend.

Kosova Post: A mendoni se furnizimet e fundit me armë të reja si dhe dronin Bayraktar TB -2 janë në hap me kohën në sfidat që po kalon Kosova?

Siç e dini, ushtria jonë po forcohet dita në ditë. FSK në planin operacional të tranzicionit po zhvillohet duke qenë partner i besueshëm i NATO-së dhe i ShBA -ve, edhe përkundë sfidave të fundit me Defender 2023, si rezultat i situatës politike të krijuar me Veriun e Kosovës.

Furnizimet me disa lloje të armatimeve të reja si teknologji ushtarake, por që bëri jehonë fluturakja, droni Bayraktar TB-2, si një armë taktike inteligjente, mjet ajror luftarak pa pilot, e cila operon me një lëvizshmëri manovruese shumëfunksionale dhe qëndrueshmëri të gjatë në lartësi mesatare, e cila është e aftë për operacione fluturimi të kontrolluara nga distanca dhe të automatizuara, e që hynë në grupin e armëve të menqura, e që tanimë e posedon Ushtria e Kosovës, përçka duhet ti gëzohemi këtij lajmi. Kjo armë “Flamurtari TB -2 Bayraktar, është armë ajrore mjaft efikase, e demonstruar edhe në luftën në Ukrainë, nga ku morri jehonë si një armë efikase moderne e cila me një qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme me rreze veprimi mbi 150 km, është i aftë për të kryer misione të sofistikuara inteligjence mbi 27 orë vëzhgimi dhe zbulimi dhe njëkohësisht të shkaktoj sulme të armatosura të sinkronizuara me një saktësi tepër precize shkatërruese.

Lexo më shumë  Gjermania zoton 90 milionë euro për punësim, energji dhe integrim të Kosovës në BE

Natyrisht se këto kapacitete mbrojtëse si dhe armë të tjera të lejuara të blera në kuadër të planit të zhvillimit të kapaciteteve – armëve për mbrojtje konfrom planit, FSK e ka të lejuar të paiset dhe të plotësoj kuadrin e armatimit modern, gjithnjë për nevoja të mbrojtjes, si parapërgaditje për fazat mëtutjeshme drejt rrugës së përparimit për anëtarësim drejt NATO-së.

Kosova Post: Sa i ka përmbushë kapacitetet mbrojtëse Ushtria e Kosovës?

Kosova, ushtria jonë po punon në ambicie të paluhatshme të saj për anëtarësim në NATO, duke u angazhuar për të formalizuar këtë përcaktim strategjik. Paralelisht, institucionet, posaqërisht Ministria e Mbrojtjes po punojnë për modernizimin e ushtrisë, me qëllim përmbushjen e standardeve të NATO-s dhe rritjen e sigurisë së saj.

Pas themelimit të ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, në tri vitet e fundit ka rritje të theksuar, si në shifra të përgjithshme, ashtu edhe si përqindje e Prodhimit Bruto Vendor, lidhur me ushtrinë.

Natyrisht se një komponentë tepër me rëndësi është edhe buxheti për Ushtrinë. Në vitin 2021 Kosova shpenzonte 72 milionë euro për mbrojtje, në vitin 2022 kjo shumë u rrit në 102 milionë euro, ndërsa për vitin 2023 u parashiku një rritje tjetër prej rreth 20%.

Buxheti i Kosovës për mbrojtje, në vitin 2020 ishte 72 milionë euro, në vitin 2022 buxheti u rrit në 102 milionë euro, kurse për vitin 2023 projeksioni i buxheti i FSK-së arriti të jetë 123 milionë euro.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i avansimit të kapaciteteve të Ushtrisë është edhe trajnimi i niveleve të ndryshme komanduese. Të dhënat flasin se 2.500 ushtarakë të Forcës së Armatosur të Kosovës janë trajnuar jashtë vendit vetëm gjatë vitit 2022, derisa numri i ushtarakëve të trajnuar me partnerët ndërkombëtarë është trefishuar, nga 778 në vitin 2021 në 2.547 gjithsej jashtë këtij viti.

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore

Kosova Post: Si vlersoni punën e Ministrit Mehaj si Ministër i Mbrojtjes?

Menaxhimi në mbrojtje s’ka dilemë se është mjaft kompleks dhe si i tillë kërkon kapacitete të mëdha menaxheriale, rrjedhimisht organizative – planifikuese.

Një vullnet të hekurt dhe paasnjë dyshim një përkushtim dhe atdhedashuri të pakompromis për të ngritë performancën konfrom mandatit që ka misioni i Ministrisë së Mbrojtjes, në këtënrast edhe vet ministri. Në pyetjen tuaj lidhur me punën e ministrit Armend Mehaj, pasë parasyshë të gjitha këto komponentët e lartpërmendura, ministri Mehaj ka treguar një gjenerozitet dhe përkushtim të dinamizuar në aktivitetet e brendshme të Ministrisë së Mbrojtjes, sikurse edhe pse i ri për nga mosha, ka treguar rezultate impresionuese në diplomacinë ushtarake për mjedisin e ri të sigurisë.

Kosova Post: Rruga e anëtarësimit në NATO, deri ku ka arritë Kosova drejt këtij objektivi në NATO?

Ajo që duhet potencuar, është se Kosova ka synime strategjike të anëtarësimit në NATO dhe aderimit në BE, aty edhe ku e ka vendin edhe si teritor europian, e poashtu edhe si hapsirë me rëndësi gjeostrategjike për NATO-në.

Rruga përpra është foecimi i mëtutjeshëm i demokracisë dhe sundimit të ligjit, sikurse forcimit të kapaciteteve të ushtrisë në bashkërendim me KFOR-in, si përgjegjëse për kompleksitetin e sigurisë në të cilin ndodhet Kosova.

Kosova ka një raport serioz me NATO-n dhe ky raport është përmes Ekipit Këshillëdhënës dhe të ndërlidhjes i NATO-s (NALT), i cili prej kohësh funksionon në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK, nga ku në baza të rregullta ditore bashkëkoordinohen veprimet brenda misionit që ka FSK dhe Ministria e Mbrojtjes.

Ne duhet punuar që të jemi shtet anëtar i Kartës së Adriatikut A5 – A6. Duhet përshpejtuar rrugën që të jemi pjesë e Partneritetit për Paqe dhe kështu si hap i fundit ti hapim rrugën formale vendimmarrjes politike për vendimin e së ardhmes së afërt, të anëtarësimit në NATO.

Kosova duhet të vazhdojë me insistim koherent dhe kredibilitet për anëtarësimin në NATO si një aspiratë e patjetërsueshme e mbrotjes kolektive, thellësisht e mishëruar me kontekstin e vizionit të popullit të Kosovës dhe mjedisin gjeostrategjik të sigurisë së shtetit të Kosovës.

Shënim:

(Autori është doktor shkence, profesor i rregullt universitar në programin për Studime të Sigurisë në UBT, i profilizuar dhe njohës i politikave të Sigurisë Kombëtare dhe Inteligjencës)

Rruga Press

YouTube player