Bota

Një bazë ushtarake ruse në Krime po digjet, mbyllet autostrada – planifikohet evakuimi i 2000 njerëzve

Sergey Aksyonov, guvernatori i Krimesë i cili u emërua nga Moska, shkroi në Telegram se është planifikuar evakuimi i përkohshëm i rreth dy mijë njerëzve nga rrethi Kirovsky në gadishullin e aneksuar.

Arsyeja e evakuimit është një zjarr që shpërtheu në terrenet e stërvitjes ushtarake.

“Është planifikuar një evakuim i përkohshëm i popullsisë nga katër zona të banuara. Në total, bëhet fjalë për rreth 2000 njerëz”, tha Aksyonov.

Lexo më shumë  Rusia po fajësohet për ndërhyrje në GPS, probleme me fluturimet nëpër Evropë

Ai konfirmoi se autostrada e afërt Tavrida ishte e mbyllur. Për shkak të zjarrit u formua një ekip krizash.

Më herët, agjencia e lajmeve RBC-Ukrainë raportoi se ka pasur shpërthime në bazat ushtarake.

Ndryshe, rusët njoftuan dje se kanë rrëzuar 28 dronë ukrainas mbi Krime natën nga e hëna në të martë.

Sipas informacioneve nga Ministria ruse e Mbrojtjes, në atë sulm nuk ka pasur viktima apo dëme.

Rruga Press

Lexo më shumë  Cameron: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme
YouTube player