Bota

Covid-19 po bën kërdinë në këtë shtet, karantinohen në konvikte 10 mijë studentë

Kina është duke u ballafaquar me “goditjen” më të rëndë nga varianti Delta i coronavirusit.

Mbi 10 mijë studentë janë futur në karantinë pas mbylljes së dy konvikteve të mëdha studentore në Universitetin e qytetit Zhuange, që gjendet në verilindje të Kinës.

Në anën tjetër në Dalian, qytet me 7.5 milionë banorë, nga 4 nëntori janë regjistruar mbi 230 raste me COVID-19, kanë bërë të ditur zyrtarë shëndetësorë.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

E në nguti që ta ruajnë strategjinë “zero raste”, autoritet po tentojnë të ashpërsojnë masat, përfshirë mbylljen e rrugëve dhe kanë filluar fushatën e testimit masiv në mbarë qytetin.

Vatra tjera infeksionesh janë zbuluar edhe në konvikte tjera, Wu Liangou, zëvendësdrejtor i Njësisë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pranë Komisionit Nacional për Shëndetësi, ka njoftuar se të dielën situata me epideminë në Dalian është brengosëse.

Lexo më shumë  Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

Sipas përllogaritjeve të Reuters bazuar në të dhënat zyrtare, në Kinë nga 17 tetori e deri më 14 nëntor janë regjistruar 1.308 raste lokale që autoritetet po i konsiderojnë si raste asimptomatike

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *