Lajme

Konjufca priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, vlerëson të rëndësishme praninë e NATO-s në Kosovë

Kryetari i Kuvendit Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári.

Duke e uruar për detyrën e re, kryetari Glauk Konjufca shprehu falënderime dhe mirënjohje të lartë për kontributin e Aleancës Veriatlantike për lirinë e Kosovës, si dhe ndihmën e forcës shumëkombëshe në funksion të ruajtjes së mjedisit të sigurtë në Kosovë.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Kryetari Konjufca po ashtu e vlerësoi si shumë të rëndësishme praninë e KFOR-it, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Kuvendin, janë të përkushtuara të bashkëpunojnë ngushtë me forcën paqeruajtëse dhe të punojnë në përmbushjen e synimit që Kosova të jetë pjesë e NATO-s në një të ardhme sa më të afërt.

Gjeneralmajor Kajári, pasi falënderoi të parin e Kuvendit për takimin mikpritës, konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për sigurimin e një ambienti të qetë e paqësor për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. ​

Lexo më shumë  Bulliqi dhe Aliu nënshkrujanë memorandum bashkëpunimi në vlerë mbi 1 milion euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *