Lajme

Qindra banorë protestuan në Peshkopi kundër planeve për ndërtimin e Skavicës

Qindra banorët të fshatrave pranë pellgut të Drinit të Zi, protestuan të dielën kundër planeve të qeverisë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, që sipas tyre do të përmbys të gjithë fushën e Dibrës dhe detyrojë zhvendosjen e tyre.

Protesta u zhvillua në Bulevardin “Elez Isufi”, ndërsa thirrjeve kundër ndërtimit të Skavicës ju bashkuan një sërë shoqatash të zonës. Protestuesit firmosën edhe një peticion që do t’i dërgohet qeverisë dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë. Me pankarta në duar qytetarët protestuan për rreth një orë dhe shpalosën argumentet e tyre kundër HEC-i që sipas tyre mbyt përgjithmonë 32 fshatra, me afro 12 mijë banorë dhe më shumë se 13 mijë hektarë tokë.

Lexo më shumë  Gërvalla në Bruksel: Kosova lidere në Ballkan në luftimin e korrupsionit

Hidrocentrali i Skavicës është projektuar fillimisht në vitet 70’, si pjesë e Kaskadës së Drinit, por ndryshe nga HEC-t e tjera të kaskadës, ai nuk u ndërtua atëherë. Qeveritë i janë rikthyer disa herë planeve për ndërtimin e tij dhe disa projekte dhe studime janë arshivuar pas hasjes në vështirësi për sigurimin e financimeve.

Në vitin 2020 qeveria riprezantoi disa versione të mundshme për ndërtimin e një hidrocentrali në Skavicë. Sipas qeverisë hidrocentrali do të përmirësonte ndjeshëm prodhimin e energjisë në vend dhe do të ndihmonte në menaxhim më të mirë të kaskadës së Drinit. Shqipëria po ashtu gjeti mbështetje të Uashingtonit për ndërtimin e hidrocentralit.

Ndërkohë në korrik të këtij viti qeveria lidhi një kontratë me kompaninë amerikane Bechtel Enka, e cila do të bëjë projektimin dhe ndërtimin e HEC-it që do të prodhojë 210 MW.

Pak javë më parë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim dhe drejtorin e KESH, Ergys Verdho kanë inspektuar zonën ku është parashikuar ndërtimi i HEC Skavicës, ku tashmë ka nisur puna në terren për përgatitjen e projektit final të kësaj vepre. Ende është e paqartë se cili prej varianteve të HEC do të zgjidhet dhe sa do jetë ndikimi i tij në zonë./reporter.al/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *