Lajme

Çmimet e larta ulin kursimet në Shqipëri

Shqiptarët kanë tërhequr paratë nga bankat duke shënuar tkurrje të ndjeshme gjatë muajit shkurt të këtij viti që përkon me rritjen e çmimeve nga lufta në ukrainë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në krahasim me një muaj më parë janë tërhequr 5.4 miliardë lekë më shumë nga qytetarët. Kjo rënie është një tregues i qartë se rritja e lartë e çmimeve po ndikon në aftësinë e individëve për të kursyer.

Totali i kursimeve të individëve, bizneseve dhe institucioneve në formën e depozitave në banka shënoi rënie në muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me muajin e mëparshëm.

Sipas shifrave më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, totali i depozitave në sektorin bankar në një muaj është pakësuar me rreth 5.4 miliardë lekë ose rreth 44.5 milionë euro.

Lexo më shumë  Ministrja Rizvanolli: Kosova krenohet me rritjen e përqindjes së grave të punësuara, 40 për qind e vajzave përfshihen në tregun e punës

Gjatë 2 viteve të fundit vetëm tri herë depozitat janë regjistruar në rënie.

Një prej këtyre rasteve daton në prill të vitit 2020, që përkon me fillimin e pandemisë dhe në nëntor të vitit të kaluar, kur edhe nisën sinjalet e para të rritjes së çmimeve në vendin tonë.

Rënia e kursimeve në shkurt mund të justifikohet pikërisht me rritjen e lartë të çmimeve që po ndikon në aftësinë e individëve për të kursyer.

Shtrenjtimi i çmimeve të produkteve bazë dhe karburantit nuk po ndiqet me të njëjtat ritme nga pagat, çka bën që qytetarët ta kenë të pamundur të lënë para menjëanë.

Në total në banka ka gati 10 miliardë euro. Sa i përket vetëm depozitave në lekë gjatë shkurtit kanë zbritur në 547 miliardë lekë, nga 552 miliardë lekë që ishin gjatë janarit.

Lexo më shumë  Sveçla viziton policin e plagosur në Klinë: Hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë

Edhe depozitat në valutë kanë regjistruar rënie edhe pse në nivele relativisht me të ulëta në krahasim me monedhën vendase. Këto të fundit kanë zbritur në 681.9 miliardë lekë gjatë shkurtit, nga rreth 682.1 miliardë lekë që ishin gjatë janarit të këtij viti.

Si rrjedhojë, shqiptarët mbajnë pjesën më të madhe të kursimeve të tyre në valutë, kryesisht euro. Në fund të muajit shkurt, kursimet në lekë përbënin 44.5% të totalit, nga 46.2% që ishte pesha e tyre në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *