BotaKryesore

Çmenduria ruse – Televizioni simulon sulm bërthamor që asgjëson Londrën, Parisin dhe Berlinin për 200 sekonda

Çmenduritë dhe propaganda ruse nuk ndalet, ndërsa janë bërë më shumë se dy muaj luftime në Ukrainë, ku me mijëra persona nga të dy kampet kanë humbur jetën.

Së fundi, televizioni shtetëror rus ka simuluar një sulm të mundshëm me armë bërthamore nga Vladimir Putin në tre kryeqytete në Evropë, duke deklaruar se nuk do të kishte ‘asnjë të mbijetuar’.

Lexo më shumë  Rusisë i mungojnë forcat për të pushtuar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – njofton ISW

Kjo ka ardhur si përgjigje ndaj komenteve të bëra nga ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar që mbështeti sulmet ukrainase në infrastrukturën ruse.

Drejtuesit e emisionit “60 minuta” në televizionin “Channel One” thanë se qytetet e Londrës, Parisit dhe Berlinit, mund të goditeshin brenda 200 sekondave nga lëshimi i raketave bërthamore.

Këto zhvillime vijnë pasi ish-shefi i NATO-s, Richard Sherriff paralajmëroi se Perëndimi duhet të ‘përgatisë veten’ për një luftë të ‘skenarit më të keq’ me Rusinë në Ukrainë.

Lexo më shumë  Ukraina fillon ndërtimin e bazave nëntokësore për strehimin e aeroplanëve luftarak amerikanë F-16

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *