Lajme

Senatori Menendez pas takimit me presidenten: Partneriteti SHBA-Kosovë, i fortë si kurrë më parë

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në senatin amerikan, Bob Menendez ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Washington.

Menendez pas takimit me shefen e shtetit e ka falënderuar për strehimin e afganëve dhe ka thënë se partneriteti SHBA-Kosovë është më i fortë se kurrë.

“Kënaqësi ta pres presidenten Vjosa Osmani për një bisedë të rëndësishme për të luftuar ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor. I lumtur që pata mundësinë ta falënderoj atë për pritjen me zemër të hapur të Kosovës për afganët dhe refugjatët ukrainas. Partneriteti ShBA-Kosovë është më i fortë se kurrë”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Arsimi publik falas, por hyrja shtrenjtë! Sa kushton dita e parë e shkollës? Mesatarisht 34 mijë lekë për një fëmijë

Presidentja Osmani pas pjesëmarrjes në ceremoninë mortore të ish-sekretares Madeleine Albright ka takuar seantorë e kongresistë të shumtë amerikanë gjatë vizitës në Washington DC.

Lexo më shumë  Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë: Policia e Shtetit të hetojë rastin me urgjencë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *