Opinion/Aktualitet

Christopher Hill, trajektorja e bombarduesit të Millosheviqit, sot mik i Vuçiqit

Diplomacia ka tekat e saj që varen nga interesat shtetërore dhe shpesh i bën njërëz të veçantë të shndërohen nga heroj, në të dyshimtë për qytetarët e vendeve që i kanë njohur. Kështu ka ndodhur pak a shumë edhe me diplomatin e sprovuar amerikan, Christopher Hill. Kur në tetor të 2021 presidenti Biden e emëroi atë ambasador të vendit të tij në Beograd, shumë serbë u trishtuan dhe ndoshta shumë shqiptarë janë gëzuar. Për të parët ai simbolizonte njeriun që kontriubuoi për të për nisur sulmet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin ’99. Për të dytët, ai qe diplomati i parë që hapi ambasadën amerikane në Tiranë, i derguari special i SHBA për ndërmjetësimet mes Prishtinës dhe Beogardit, para luftës dhe një nga negociatorët e stafit të sekretares Ollbrajt në marrëveshjen e Rambouillet që solli më pas çlirimin e Kosovës. Por që nga ajo kohë ka rjedhur shumë ujë.

Kthimi i Christopher Hill në rajon, në fillim u komentua si një përpjekje e diplomacisë amerikane për të rritur dominimin e saj në një zonë të nxehtë dhe për të frenuar njëkohësisht depërtimin e Pekinit dhe Moskës. “Christopher Hill, i nominuari i presidentit amerikan, Joe Biden, për ambasador në Serbi, është njeri me përvojë të jashtëzakonshme në Ballkan dhe nam të madh në Uashington, si dhe me shumë peshë në qarqet diplomatike”, deklaroi në atë kohë Charles Kupchan, ekspert i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara. Sipas tij ai do ti shërbente bashkimit të forcave mes SHBA dhe BE, “për zgjidhje të mosmarrëveshjeve në rajonin e Ballkanit, në mënyrë që të mbajnë larg ndikimin e Rusisë dhe Kinës”.

Lufta në Ukrainë. Çfarë ndryshoi?

Por, në këtë konfiguracion ndodhi diçka “e papritur”. Putini vendosi sulmin ndaj Ukrainës dhe Serbia, tradicionalisht pro Moskës, ndonëse e dënoi cënimin e territorit të një vendi të pavarur, nuk pranoi ti bashkohet vendeve perendimore në vënien e sanksioneve ndaj Rusisë. Që nga ky moment politika e SHBA me Beogradin u bë ajo e moslejimit të rëshqitjes në drejtim të Rusisë. E vetmja vërejtje që ambasadori Hill i ka bërë regjimit të Vuçiçit prej kësaj kohe është ajo për ti dhënë fund asnjëanësisë. “Serbia duhet të mendojë se ku qëndron e ardhmja e saj dhe nëse “ky pozicion neutral” i Beogradit zyrtar është i qëndrueshëm” i tha ai gazetarëve në qershor 2022. Në një dalje tjetër publike ai tha në televizionin shtetëror të Beogradit se serbët duhet ta kuptojnë se kjo nuk është “nëna Rusi”. “Nëse e shikoni Evropën, vetëm pak shtete, më duket vetëm Bjellorusia dhe Serbia nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Pyetja është nëse Serbia dëshiron të qëndrojë në këtë grup. Shumë shtete kanë vendosur sanksione dhe ata po kanë pasoja nga kjo. Pyetja është nëse sanksionet mund të kenë ndikim në sjelljen e Rusisë, por ata gjithsesi i vendosën sanksionet sepse e kuptojnë se duhet të jenë të bashkuar dhe të kundërshtojnë atë që po bën Rusia”, paralajmëroi Hill.

Por, ky merak i Uashingtonit për të mos i lejuar Rusisë terren në rajon, po zëvendësohet nga një politike e kompensimit të Serbisë ndaj fqinjëve të saj ballkanikë. Duket sikur që prej shpërthimit të luftës në Ukrainë, dimrin e kaluar, ka ndryshuar edhe politika ndaj regjimit të Vuçiçit dhe favorizimit të tij në raport me shtetet e tjera.
Nëse SHBA është bërë më e vëmendëshme ndaj kërkesave të presidentit serb për të krijuar Asocacionin para se të arrinte një marëveshje me Albin Kurtin, apo për të mos frenuar marrjen e pushtetin nga forcat pro serbe në Mal të Zi, edhe ambasadori në Beograd është afishuar në këtë linjë. Christopher Hill nuk ka ngruruar ta përshëndesë publikisht nismën e Vuçiçit për “Open Balkan”, ndonëse shtetet e BE kanë shfaqur rezerva për atë. Ai është parë të marrë pjesë në takimet mes tre liderëve edhe jashtë Serbisë, ndonëse Brukseli këmbëngul në procesin e Berlinit. Edhe karshi Kosovës, që dikur lobonte për ta çliruar përmes bombave, ai shpesh herë ka marrë anën e kundërt. Kur Albin Kurti dhe Vuçiç u përplasën në fund të vitit që shkoi për problemin vendosjes së reciprocitetit dhe zhdukjen e targave ilegale të serbëve lokalë, Hill lavdëroi publikisht “rolin konstruktiv” të presidentit serb. Edhe disa muaj më parë në gusht të 2022, gjatë një interviste për median, N1, në Beograd, Hill nuk pati problem të thotë se në dialogin mes Kosovës dhe Serbisë kjo e fundit shfaqi frymë kostruktive: “shkoi e përgatitur në Bruksel” më 18 gusht, ndërsa, palët e tjera, siç tha ai, nuk ishin të përgatitura.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

Larg “Nënës Rusi” me ç’do çmim

Kjo marrje anë në favor të Beogradit është shoqëruar paralelisht me heqjen e vërejtjes për të mos kthyer sytë nga Rusia. Kur ministrat e Jashtëm të Serbisë dhe Rusisë, Nikolla Sellakoviç, dhe Sergei Lavrov, më 23 shtator nënshkruan në OKB Planin e Konsultimeve mes dy ministrive, për dy vjetët e ardhshme, diplomati amerikan ragoi ashpër.
Gjatë një konference për media në hapjen e një forumi rajonal për qeverisje të mirë, Hill tha se “në këtë moment askush nuk do të duhej të nënshkruante diçka me Rusinë”.“Askush nuk është duke nënshkruar diçka me Rusinë. E kemi të vështirë ta kuptojmë, por presim shpjegim”, tha Hill.

Pra, vijësjellja e tij duket e qartë: Beogradit mund ti tolerohet diçka në rajon si kompensim për ta shkëputur nga “Nëna Rusi”. Kjo u pa edhe menjëherë pas pranimit të marveshjeve të Brukselit dhe Ohrit mes Kurtit dhe Vuçiçit. Ndonëse në tekstet e dakordësuara nuk përmendjej asnjëherë fjala asocacion e cila ishte zëvendësuar me “vetmenaxhim”, ambasadori amerikan në Beograd nxitoi që të nesërmen, me të njëjtën gjuhë si Vuçiçi, të kërkonte themelimin menjëherë të acicacionit të komunave me shumicë serbe. “Marrëveshja është padyshim e mirë për Serbinë. Një nga çështjet më të rëndësishme është nevoja për themelimin sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Hill për Euronews Serbia.

Ish diplomati që nxiti bombardimet

Por kapërcimi i tij më i madh madje më i pakapërcyeshëm edhe për një diplomat që duhet të zbatojë politikat e shtetit të vet, është ndryshimi i qëndrimit lidhur me bombardimin e Serbisë nga Nato në 24 mars 1999. Në përvjetorin e së parë luftë humanitare në botë ambasadori amerikan bëri një piruetë të fuqishme duke hedhur poshtë trashëgiminë e eprores së tij Madlen Ollbrajt dhe ‘mësuesit” të tij Richard Hollbruk. Ai u kërkoi falje serbëve që patën humbur të afërmit e tyre gjatë bombardimeve.“U shpreh ngushëllimet e mia personale familjeve të atyre që e humbën jetën gjatë luftërave të viteve të nëntëdhjeta, përfshirë ato si rezultat i fushatës ajrore të NATO-s. E di se populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme dhe as që duhet (ta harrojë)”- shkroi në Twitter ambasadori amerikan në Beograd.
Këtë qëndrim mund ta mbante edhe dikush tjetër, por kur ai vjen nga goja e një diplomati si Christopher Hill, që qe pjesë e një ekipi që bëri gjithçka për të bindur përfaqësuesit e UÇK-së në Rambouillet për të firmosur draftin në mënyrë që të bëhej e mundur ndërhyrja e NATO-s, kjo ngjan më shumë se paradoklale. Lapsi.al i është rikthyer autobiografisë së Hill, “Pararojë”, të botuar edhe në shqip, për të parë pjesën ku ai tregon vetë se si qëllimi ishte që shqiptarët në ta nshkruanin marrëveshjen në mënyre që bombardimi të fillonte.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

“Ndërkohë që ishim nisur (për në Beograd), mendoja se kishte pak shanse që kompromisi me Millosheviçin të funksiononte dhe vendosa se ajo për të cilën kishim nevojë, ishte aprovim i dokumentit nga ana e Shqiptarëve qoftë dhe me refuzimiin e Serbëve. Nëse të dyja palët refuzonin, nuk do të kishte më ndërhyrje nga ana e NATO-s apo ndonjë organizate tjetër, në atë çështje” shkruan Hill në faqen 185 të librit “Pararojë”. Disa faqe më poshtë ai shpjegon edhe se përse duhej medoemos të firmoste delegacioni shqiptar. Sepse nëse të dyja palët refuzonin, disa vende europiane do të tërhiqeshin nga vendimi për të ndërhyrë ushtarakisht mbi Serbi. Chris Hill tregon se shkoi vetë bashkë me përfaësuesin e BE-së për të bindur delegacionin shqiptar: “Me kalimin e orëve, ishim në një situatë ku të dyja palët po thoshin jo dhe kjo përbënte një justifikim që disa nga ministrat e Grupit të Kontaktit të hiqnin dorë nga çështja. Unë dhe ëolfgang Petriç shkuam në dhomën e delegacionit Shqiptar, një sallë në katin e poshtëm plot me zbukurime, bërë me granit dhe dru, e shtruar me tapiceri (Faqe 191 )” rrëfen ai. Dhe aty ai tregon me mburrje kërcënimin që i bëri shqiptarëve në mënyrë që ti hapej drita jeshile bombardimit: ““Kemi ecur së bashku në një rrugë, por ky është fundi i saj. Nëse nuk e pranoni këtë marrëveshje, nuk ka asgjë, që unë apo dikush tjetër të bëjë për ju. Tani është zgjedhja juaj.”

Pak javë më vonë, në 24 mars ‘99 avionët e Natos hodhën bombat e para mbi Serbi. 14 vjet më pas po i njëjti diplomat, tani me një qasje të ndryshuar i kërkoi falje serbëve për viktimat e asaj lufte për të cilën ai pati bërë gjithçka që të fillonte./Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *