Lajme

Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian (BE) për heqjen e masave të vendosura ndaj saj. 

Kurti në mbledhjen e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ka theksuar se këto masa duhet të largohen. 

“Masa që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE sidomos edhe në planin e rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave të BE-së. Në këtë kontekst kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, është shprehur Kurti.

Lexo më shumë  Pishë Poro–Nartë po betonizohet mes zonës së mbrojtur dhe heshtjes institucionale

Ai ka thënë se Kosova është e gatshme jo vetëm për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, por edhe të që të hapë negociatat dhe kapitujt e shumtë drejt anëtarësimit. 

“Besojmë që anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci, si demokracia me e avancuar në rajon ne jemi të gatshëm t’u përgjigjemi mijëra pyetjeve teknike që vinë nga komisioni Evropian. Krahasuar me rajonin Kosova është jo vetëm e gatshme për statusin kandidat por edhe për të hapur negociatat dhe kapitujt e shumtë drejtë anëtarësimit. Anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike, ne kemi bërë zgjedhje andaj Agjenda e Reformave Evropiane që nga fillimi i mandatit është trajtuar me shumë seriozitet”, ka deklaruar Kurti. 

Lexo më shumë  Gazeta amerikane, Bloomberg: Kosova po ndërton ushtrinë ndërsa vazhdon betejën për njohje ndërkombëtare

Në mbledhjen e Këshillit Ministror për Integrim Evropian është diskutuar për përgatitjet e vendit në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor si dhe për reformat kyçe të Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028.

Rruga Press

YouTube player