Bota

98-vjeçarja ukrainase rrëfen udhëtimin e vështirë, si eci në këmbë për t’i shpëtuar ushtrisë ruse

Për 98-vjeçaren Lidiia Lomikovska, pushtimi i Rusisë është më i keq se Lufta e Dytë Botërore, të cilën edhe ajo e përjetoi. Ajo është mësuar t’i besojë instinkteve të saj. Kjo është arsyeja pse kur forcat ruse hynë në fshatin e saj të lindjes Ocheretyne në Ukrainën lindore, ajo bashkë me familjen vendosën se ishte koha për të shkuar.

Megjithatë, nën granatimet e rënda, Lidiia shpejt u nda nga të afërmit e saj, kështu që filloi të ecte drejt perëndimit me pantofla.

“Unë mora një shkop dhe një dërrasë druri [për mbështetje] dhe u nisa,” tha ajo për BBC. “Këmbët më mbanin disi!” Ajo do të përfundonte duke ecur 10 km (6 milje) derisa të kapej nga policia ukrainase. “Nuk ka mbetur asgjë! Është e gjitha përmbys!”, shprehej ajo duke treguar udhëtimin.

Lexo më shumë  NATO-ja zhvillon stërvitje ushtarake në Suedi

Fshati që ajo la pas po kthehet gradualisht në një peizazh ferri teksa i afroheshin trupat ruse. Sa më shumë afrohen, aq më i fortë bëhet zjarri i artilerisë. Blloqe të tëra apartamentesh dhe shtëpi po kthehen ngadalë në rrënoja dhe pluhur.

“Ndërsa nisa të ecja, më duhej të shtrihesha disa herë”, thotë Lidiia. “Dikur humba ekuilibrin dhe rashë në bar. Më zuri gjumi dhe më pas vazhdova të ecja.”. Lidiia shpjegon se një nga oficerët e pyeti sa vjeç ishte. “Unë thashë që isha 48 apo 49 vjeç, ai nuk më besoi”, thotë ajo duke qeshur.

Lexo më shumë  Një ditë pas takimit me Olena Zelenskan, Vuçiqi takohet me ambasadorin rus për t’u arsyetuar

Ajo përfundimisht u dërgua në një strehë për pak pushim, përpara se të ribashkohej me mbesën e saj, Svitlana. “Jam shumë e lumtur që gjyshja ime është këtu!” thotë Svitlana. “Ne e kishim kërkuar për një kohë të gjatë!”.

“Unë nuk do ta përsëris këtë,” pranon ajo.

“Oh jo, mos e bëj më këtë!” ishte përgjigja e ashpër e mbesës së saj.

Rruga Press

YouTube player