Sport

Chiellini futet në fjalorin gjerman: ja çfarë do të thotë “Chiellinigkeit”

Luftëtar, udhëheqës, njeri për skuadrën…

Giorgio Chiellini është përcaktuar në shumë mënyra në karrierën e tij të gjatë, por kjo fitore në Euro 2020 si kapiten dhe protagonist në kampionatin europian e ka shndërruar atë në një hero të vërtetë, jo vetëm në Itali, por edhe në Gjermani. Ajo që i goditi gjermanët ka qenë aftësia e tij për të luajtur qetë pa humbur kurrë përqendrimin dhe grintën. Cilësi që çuan në krijimin e neologjizmave në fjalorin gjerman.

Fillon me “Chiellinisch” i cili mund të përkthehet në ‘stilin Chiellinik’ sepse mediat gjermane ka filluar të përmendet koncepti se Chiellini është një mënyrë jetese e vërtetë që mund të përcaktohet me një term tjetër të ri: “Chiellinigkeit”. Që do të thotë: “Ti shohësh gjërat në një mënyrë më të lehtë. Të jesh i gëzuar pa humbur seriozitetin, të bësh punën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të argëtohesh sa më shumë që jeni e mundur ndërsa e bën”.

Episodi me Jordi Alba para penalltive me Spanjën, ku spanjollit iu drejtua me shaka me fjalën “mentiroso” (mashtrues) për përpjekjen e mbrojtësit të Barcelonës, kundër rezultatit të shortit, për ti goditur penalltitë para tifozëve spanjollë, është shembulli më i prekshëm. Dhe është pikërisht për këto sjellje të këndshme që Chiellini është diçka më shumë sesa një futbollist normal.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *