Sport

Allegri tregohet i rreptë, përjashton tre lojtarë të Juventusit për arsye disiplinore

Juventusi la Gianluca Frabotta, Nicolo Fagioli dhe Alessandro Di Pardo jashtë miqësores së sotmë me Cesenan për arsye disiplinore.

Max Allegri kishte ndeshjen e tij të parë që kur u kthye në Torino në një ndeshje testuese me Cesenan në terrenin stërvitës në Continassa.

Trajneri ka qenë gjithmonë një diciplinues i rreptë dhe e konfirmoi atë përsëri duke përjashtuar tre lojtarë.

Është raportuar se Frabotta, Fagioli dhe Di Pardo u ndëshkuan për arritjen e vonë në stërvitje, kështu që nuk ishin as në stol për këtë lojë.

Gjithashtu, munguan Paulo Dybala – i cili u ul jashtë fushe duke parë shokët e tij të skuadrës  dhe Luca Pellegrini që nuk ishte i gatshëm.

Frabotta është një mbrojtës i majtë 22-vjeçar, i cili pritet të bashkohet me Atalantan këtë verë, pasi ka bërë përshtypje te Juve në 18 ndeshje, një gol dhe një asistim.

Di Pardo është një mesfushor 22-vjeçar me pesë paraqitje për skuadrën e parë të Juventusit.

Sa i përket Fagiolit, mesfushori krijues është vetëm 20 vjeç dhe luajti vetëm dy ndeshje për skuadrën kryesore të Biankonerëve. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *