KryesoreOpinion/Aktualitet

Çfarë përcaktojnë dallimet e fundit SHBA-Gjermani ndaj Kinës dhe Rusisë?

Nga Roland Amzai

Ka një vektor paralel mes Gjermanisë dhe SHBA-së në politikën e jashtme.

Në kohën kur Trumpi vendosi tarifa ndaj Kinës, Berlini u tregua skeptik, ndërsa sot kur nuk e ka më partner tregtar Pekinin, Joe Biden i shtriu dorën Xi JiPing-ut.

Gjermania kërkoi rritje të sanksioneve edhe ndaj Iranit, gjest për të cilin duket se janë në sintoni.

Por, tentativa për t’u afruar me Kinën në terma tregtarë dhe për të vendosur kanale komunikimi me Moskën sa i përket shkëmbimit të të burgosurve (rusë e amerikanë përkatësisht) e bën të paparashikueshme sjelljen e këtyre aktorëve të mëdhenj.

Gjermania dhe Franca kanë kundërshtuar si mundësi heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë përsa kohë që Rusia nuk tërhiqet përfundimisht nga Ukraina.

Por Washingtoni së fundmi ka ndezur sinjalet e presionit për dialog.

Zelenski jo më larg se sa sot shkeli syrin, duke e konsideruar si fitore të madhe Khersonin në pikturën e madhe të luftës (e që mbase nuk është).

Lexo më shumë  FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

Në fillim, SHBA dhe Britania e Madhe ishin më përcaktuese në qëndresën ndaj agresionit rus.

Sot është Gjermania ajo e cila ngjason me Amerikën e marsit të 2022-shit, e SHBA-ja me Gjermaninë.

Inflacioni në Amerikë kapi pikun dhe pritet rënie, bashkë me recesionin teknik.

Ajo të cilës shumë amerikanë i druhen sot është ofenziva e re ushtarake.

Ajo do dobësonte:

1. Masat e qeverisë amerikane për rezervat e naftës, me ç’rast inflacioni bazik do të bëhej sërish temë dite.

2. Ndihmat direkte për Ukrainën, në kohën kur Thesari Amerikan po bën “shtrëngesë sasiore” dhe cilësore, me ndaljen e shtypjes digjitale të parasë dhe me rritjen e kamatave, do të ndikonin direkt në jetët e taksapaguesit amerikan.

3. Zinxhiret e furnizimit do të bllokoheshin sërish dhe kjo të sillte në rrezikun e humbjes së garës në teknologjinë e lartë.

Nga ana tjetër Gjermania është e destinuar të vuajë pasojat e vendimeve të ngadalta.

Lexo më shumë  Britania dhe SHBA-ja shpallin sanksione ndaj Iranit

1. Ndalesa e naftës ruse në masën 100% do të ndodhë vetëm në janar të vitit 2023. Me ç’rast inflacioni bazik bëhet i pashmangshëm.

2. Rezervat e gazit megjithëse të plotësuara tani për tani, do ta ngadalsojnë ritmin e zhvillimit të industrisë gjermane për 3-mujorin e parë dhe të dytë.

Pra, si me thënë, SHBA ndihet në Comfort Zone, në avantazh, nisur që nga gara e vaksinave, te gara me çipat “Made in USA”, deri te ritmi i kurbës së inflacionit/normave të interesit.

Nga ana tjetër, Gjermania e ka të qartë se koha që duhet të sakrifikojë është e pashmangshme.

Kjo po përcakton dy sjellje gjeopolitike.

Amerikanët po i ofrojnë dalje rusëve, po i ofrojnë bashkëpunim kinezëve, kurse Gjermania është në inerci të qëndrimeve të ngadalta, por konstante, për sanksione të gjata ndaj Rusisë, për reduktim të bashkëpunimit me Kinën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *