Lajme

Dua Lipa: Në Katar shkoj kur t’i respektojnë të drejtat e njeriut

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka thënë se se nuk do ta vizitojë Katarin derisa “të ketë përmbushur të gjitha premtimet që ka bërë për të drejtat e njeriut kur fitoi të drejtën për të pritur ngjarjen më të madhe të futbollit në botë”.

Ajo tha në Instagram: “Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar”.

“Unë nuk do të performoj dhe as kam qenë ndonjëherë e përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar. Unë do të brohoras Anglinë nga larg dhe mezi pres të vizitoj Katarin kur të ketë përmbushur të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që bëri kur fitoi të drejtën për të organizuar Botërorin e Futbollit.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

Që kur Katari mori të drejtën e organizimit dhe filloi ndërtimin e infrastrukturës, si dhe stadiumeve ku do të luhen ndeshjet e Botërorit 2022, mendohet të kenë vdekur mijëra punëtorë për shkak të kushteve të këqija të punës, dhe sidomos për shkak se janë detyruar të punojnë në temperatura shumë të larta dhe me orare të tejzgjatura.

Kombëtarja daneze e Danimarkës do të mbajë fanella të zeza përgjatë Botërorit 2022 në shenjë proteste për shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e Qeverisë së Katarit.

Lexo më shumë  Masakra e Studimes, Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *