Lajme

(Video) Gazetari serb, Milojko Pantiç: Serbia, ashtu si Rusia në Ukrainë, vrau dhjetra mijëra dhe dëboi e plaçkiti qindra mijëra shqiptarë në Kosovë

Në një video që qarkullon në rrjete sociale, duket gazetari serb Milojko Pantiç, i cili bë një krahasim mes asaj se çfarë po ndodh në Ukrainë dhe asaj se çfarë ka ndodhur në Kosovë.

“Serbia, ashtu si Rusia në Ukrainë, vrau dhjetra mijëra dhe dëboi qindra mijëra shqiptarë në Kosovë”, thotë Pantiç. Ai vendos paralele mes Rusisë dhe Serbisë në atë se çfarë po bën Rusia në Ukrainë dhe se çfarë ka bërë Serbia në Kosovë.

Lexo më shumë  Ambasadori i Luksemburgut irritohet nga pyetjet politike: Sot është koha për respekt ndaj stafit shëndetësor

Në një video të shkurtë disa-sekondëshe, gazetari serb çmonton me mjeshtëri narrativën e rreme të regjimit serb dhe Putinit se bombardimi i Serbisë nga NATO është një precedent për pushtimin rus në Ukrainë.

Videon mund ta shihni më poshtë

Rruga Press

Lexo më shumë  Telashe për “One Albania". Aksionet e 4iG bien mbi 30%, nën hijen e Viktor Orban dhe frikës për hetime
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *