Bota

Çfarë është ‘lufta hibride’ që nisi para pushtimit të Ukrainës?

Rusia ka nisur të përdorë armë të tjera – veç atyre vdekjeprurëse – më shumë se 8 vite para pushtimit të Ukrainës.

Së bashku me tanket, raketat dhe bombardimet ajrore nga tre plane të ndryshme, Rusia kishte nisur prej vitesh fushatat e dezinformimit, viruset dhe sulmet kibernetike që ishin dizajnuar posaçërisht për të gjymtuar ose çaktivizuar kompjuterët ukrainas.

Më 23 shkurt, një natë para sulmit të parë ajror rus kundër Ukrainës, ekspertët e sigurisë në kompaninë ESET regjistruan sulmet e para kibernetike ndaj dhjetar kompjuterëve ukrainas.

Kjo kompani ishte në gjendje të zbulonte sulme të njohura si ‘wiper’ apo sulme shfaruese – qëllimi i të cilave është të fshijnë tërësisht memorien qendrore të një kompjuteri apo hard drive-in, duke e bërë atë të paoperueshëm.

Sipas deklaratave të kompanisë në Twitter, ky lloj virusi mund të ishte përgatitur rreth 2 muaj më parë, edhe pse një firmë tjetër e mirënjohur e sigurisë digjitale Symantec, ka spekuluar se këto lloj virusesh ishin përgatitur që prej nëntorit 2021.

Sulmet kundër ministrive dhe bankave

Gjatë dy ditëve të fundit, sistemet kompjuterike në shumë ministri dhe institucione qeveritare ukrainase janë sulmuar nga këto lloj virusesh që i bëjnë kompjuterët të ndalojnë të gjitha funksionet.

Lexo më shumë  Zelensky i kërkon NATO-s të dërgojë sa më parë armatim

Gjithashtu, Ukraina ka raportuar sulme kibernetike kundër dy bankave më të mëdha: PrivatBank dhe JSC Oschadbank.

Kjo nuk është asgjë e re për Ukrainën e cila ka regjistruar sulme të ngjashme prej vitesh tashmë.

Dezinformimi

Rusët përdorin termin maskirovka për të përshkruar strategjinë luftarake të ‘mashtrimit apo dinakërisë ushtarake’.

Perëndimi e akuzon Kremlin se ka përdorur pikërisht këto teknika gjatë aneksimit të Krimesë në vitin 2014, duke e bërë të gjithë operacionin ushtarak për marrjen nën kontroll të këtyre territoreve të duket si një operacion humanitar dhe i domosdoshëm për të shpëtuar qytetarët e këtyre rajoneve.

Edhe në rastin e ditës së djeshme, fuqitë perëndimore po e akuzojnë Putin se po përdor fushata dezinformimi për të vazhduar luftën e tij hibride kundër Ukrainës.

Një nga këto akuza kishte të bënte me një video të postuar nga mediat ruse të cilat akuzonin ushtrinë Ukrainase për sulm kundër gazetarëve dhe civilëve – një video e cila sipas perëndimit është e inskenuar nga vetë Kremlin si propagandë kundër Ukrainës.

Një tjetër shembull i këtyre lloj fushatave – të njohura si online flash mobs – ndodhi pak pasi Putin i njohu zyrtarisht rajonet e Donetskut dhe Luhanskut si republika të pavarura më 21 shkurt, kur një valë postimesh në Twitter nisën të përhapnin reagime pro-ruse me hashtagun: #СвоихНеБросаем (#NeNukiBrkatisimNjerëzitTanë) apo #МыВместе (#NeJemiMeJu).

Lexo më shumë  Ukraina fillon ndërtimin e bazave nëntokësore për strehimin e aeroplanëve luftarak amerikanë F-16

Këto mesazhe shprehën suportin për njerëzit që jetonin në Donetsk dhe Luhansk, të cilët thuhet se po vuanin nën kontrollin e Forcave të Armatosura Ukrainase.

Kjo lloj fushate në Twitter e krijojë menjëherë përshtypjen se vendimi i Putin kishte gjetur mbështetje publike masive.

Por, akuzat ndaj Putin nuk munguan.

Laboratori DFRLab deklaroi se partia e Putin, Rusia e Bashkuar, mund të ketë qenë pikërisht ajo që i ka nisur këto valë postimesh, një ditë para se Putin t’i bënte thirrje qytetarëve rusë që të grumbullonin ndihma për qytetarët ukrainas të evakuuar nga Donbasi dhe Rostov Oblasti.

Nuk ka asnjë dyshim që Rusia nuk është e vetmja qeveri e cila përdor këto lloj teknikash hibride për të avancuar politikat apo qëllimet e veta. Por, mënyrat se si këto fushata përdoren duhet të shërbejnë për të ndërgjegjësuar këdo për atë që po ndodh momentalisht mes fuqive më të mëdha në botë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *