Lajme

Çfarë deklaronte ministri Filipçe për objektet modulare

Zjarri shkrumboi Kovid-Qendrën modulare në Tetovë mbrëmjen e së mërkurës, nga ku autoritetet fillimisht raportojnë për 10 viktima, dhe që me shumë mundësi numri do të rritet.

Spitalet modulare nisën të praktikohen në Maqedoninë e Veriut pas shfaqjes së pandemisë Covid-19, si mundësi për të zmadhuar kapacitetet e shtretërve për trajtim të pacientëve.

Shumë qytetarë kanë kritikuar këto objekte modulare, duke thënë se nuk janë të sigurta, ndërkaq Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të shtunën, gjegjësisht, në datën 04.09.2021 deklaroi se vendosja e kontejnerëve është më pak e kushtueshme.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Pamë që ky model është me të vërtetë i mirë. Për kohë shumë të shkurtër bëmë reparte Kovid që do të thotë se modeli është i shpejtë, efikas, për kohë të shkurtër mbulojmë nevojat në territorin e qytetit të Shkupit dhe nuk ekziston model tjetër për të cilin dhjetë objekte do të bëhen për 7 ose 8 muaj. Ndërtimet e forta zgjasin shumë, janë shumë më të shtrenjtë, ndërsa këto janë modele efikasiteti energjetik”, deklaroi Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *