EditorialKryesore

Brukseli po flet “shqipen” e Albin Kurtit

Duken shumë të largëta ditët kur kryeministra dhe presidentë evropian, si dhe nga SHBA-ja, kur vinte fjala te Kosova ndaheshin mes tyre vetëm në atë nëse Kosova duhet ndarë apo jo territorialisht. Ky diskurs i Brukselit, qoftë si mbështetje, qoftë si luftim i këtij propozimi, vinte nga Serbia. Ishte gjuhë dhe “zgjidhje” e propozuar nga Vuçiqi, dhe kësaj gjuhe i doli për zot, si zakonisht, kryeministri Rama krah për krah me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaqi.

Por, kishte me shumicë terma të lidhura me Kosovën ku Brukseli thuajse në tërësi dhe Washingtoni ishin në dakordësi gati të plotë, bie fjala: Zajednica, Demarkacioni me Malin e Zi, moslejimi i futjes së FSK-së në veri të vendit, etj.

Sot, është shumë e qartë që Brukseli dhe Washingtoni nuk kanë një plan të qartë për Kosovën dhe për shqiptarët. E kjo paqartësi e ka bërë të mundshëm gjithnjë rrezikun e projekteve serbe për Kosovën, projekte që gjenin mbështetje dhe flamurtarë në Tiranë dhe Prishtinë. Ky është disavatazhi nga prej të cilit kemi humbur dhe avantazhi prej të cilit tashmë po fitojmë.

Me ardhjen e Albin Kurtit në krye të ekzekutivit të Kosovës, rendi ligjërimor politik nga brenda dhe jashtë shqiptarëve ka ndryshuar rrënjësisht. Insistimi i kryeministrit Kurti ka bërë që projekte shkatërrues si Zajednica të pamundësohen përfundimisht dhe projekte të ngjajshëm, bie fjala,ata që burojnë nga gjeostrategjia ruse si Ballkani i Hapur, mos ta kenë as edhe një shans në Kosovë, për pasojë suksesi i tyre të vihet në diskutim edhe për rajoinin.

Lexo më shumë  Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullsinë në dekadën e fundit

Tani Brukseli dhe Washingtoni po flet gjuhën e Albin Kurtit. Atë që z. Kurti e thoshte qëkurse filloi dialogu mes Kosovës dhe Serbisë -që dialogu duhet të jetë parimor, Kosova të jetë palë e negociimit dhe jo objekt negociimi, që dialogu të ketë në qendër njohjen reciproke, etj-, të gjitha këto po i thonë sot përfaqësuesit e shteteve më të rëndësishëm në BE, po e thonë përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së.

Reciprociteti dhe njohja reciproke është një term që ka zënë vend në gjuhën e kancelarit gjerman Scholz, atij austriak Nehammer, Borrellit, Lajçakut, Eskobarit dhe Blinkenit, etj.

Poashtu, nisur nga vizita e tij e fundit në Kosovë, nga vet Lajçaku pamë të thuhet në Twitterin e tij se çështja e të pagjeturve (të zhdukurve) të luftës në Kosovë është urgjente. Dhe këtë nuk e kishim dëgjuar më parë të thënë kështu nga ndonjë përfaqësues i lartë i BE-së. Më në fund, Bruksli po flet gjuhën e shqiptarëve, gjuhën e së drejtës dhe drejtësisë që duhet rivendosur pas gjithë atyre krimeve e padrejtësive mbi shqiptarët. Dhe për këtë meritën e padiskutueshme e ka kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, pra ata që krijuan atë gjuhë të cilën sot e flet BE-ja dhe që premton ditë të mira për Kosovën dhe shqiptarët.

Lexo më shumë  Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë

Kosova tashmë jo vetëm që është e mbrojtur nga rreziqet që e kanosnin, por ajo është e aftë të nisë aktivisht “ofenziva” diplomatike të cilat çojnë përpara interesin shqiptar, atë të rajonit dhe të BE-së, përkundrejt një Serbie që ruan agjendën e Putinit për rajonin, kundër shqiptarëve, BE-së dhe rajonit.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *