Lajme

Britania “shkëputet” nga kontinenti, grevat e francezëve “kyçin” Eurotunelin

Të gjitha shërbimet e Eurotunelit që lidh Britaninë e Madhe me kontinentin europian përmes Francës, do të pezullohen përkohësisht për shkak të grevave të papritura nga stafi francez.

Veprimet e stafit të tunelit thuhet se janë të nxitura nga sindikatat, të cilat refuzojnë një bonus monetar në fund të vitit të propozuar nga menaxhmenti.

Getlink, kompania që menaxhon tunelin në Kanalin Anglez ka bërë me dije se sindikatat kanë refuzuar një bonus prej 1,000 € të propozuar nga menaxhmenti, duke kërkuar që shuma të trefishohet.

Lexo më shumë  Si e mbështeti projektin e Ajola Xoxës kompania e inceneratorit të Tiranës

Për shkak të veprimit industrial në Francë, të gjitha shërbimet e Le Shuttle janë pezulluar përkohësisht. Kërkojmë falje për vonesën në udhëtimin tuaj. Përditësime të mëtejshme do të publikohen së shpejti“,  thuhet në një njoftim nga kompania që menaxhon Eurotunelin.

Ndërprerja e kalimeve ka efekt të menjëhershëm tek udhëtimet nga Londra në drejtim të Parisit dhe kryeqyteteve të tjera europiane, duke vendosur në rrezik edhe planet e Krishtlindjeve për shumë udhëtarë.

Operatori i trenit Eurostar reagoi për grevën nëpërmjet një postimi në platformën X, ku thotë: “Ne do të rekomandonim të shtyni udhëtimin tuaj nëse mundeni, edhe nëse është deri nesër.

Lexo më shumë  Shtimja ndan çmimin Qytetar Nderi për politikanin gjerman Hartmut Ganzke

Ndërsa Le Shuttle, e cila është përgjegjëse për transportin e automjeteve dhe pasagjerëve tha: “Për shkak të grevës shërbimi ynë është pezulluar. Nëse do të udhëtoni sot, ju lutemi bëni një zgjidhje alternative ose modifikoni rezervimin tuaj.

Ndërkohë, postime të paverifikuara në mediat sociale tregojnë njerëz të ngecur në trena ose në stacione ndërsa përpiqeshin të arrinin në Londër ose Paris.

Rruga Press

YouTube player