Bota

Njëmbëdhjetë të vdekur, përfshirë sulmuesin – pamje që tregojnë panikun e krijuar nga të shtënat në qendër të Pragës

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për dhjetë të vdekur dhe të tjerë të plagosur, pas të shtënave në qendër të Pragës, Çeki.

“Sipas ekipeve të shpëtimit, 10 persona kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Sulmuesi është neutralizuar nga policia”, thuhet në një postim të televizionit çek.

Shërbimet e Shpëtimit Mjekësor të qytetit të Pragës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për “11 të vdekur duke përfshirë sulmuesin, 9 të plagosur rëndë, 5-6 të plagosur mesatarisht të rëndë, deri në 10 të plagosur lehtë. Numrat mund të ndryshojnë ende”.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

Ndërkohë televizioni çek ka shpërndarë pamjet e studentëve duke u evakuuar në Pragë.

Lexo më shumë  NATO zbulon operacionin sekret rus pranë Norvegjisë, nëndetëset stërviteshin për sabotim të kabllove nënujore
YouTube player