BallinaLajme

Britania e Madhe gati ilaçin që ofron imunitet të menjëhershëm

Shkencëtarët britanikë janë duke eksperimentuar një ilaç të ri që mund të pengojë ata që janë ekspozuar ndaj koronavirusit që të zhvillojnë sëmundjen shkruan The Guardian.

Sipas shkencëtarëve, terapia me antitrupa krijon një imunitet të menjëhershëm dhe mund të kryhet si trajtim emergjence tek pacientët e shtruar në spitale dhe te kategoria e riskut.

Medikamenti është zhvilluar nga Kolegji Universitar Spitalor i Londrës dhe AstraZeneca. Koktejli me antitrupa mund të garantojë një mbrojtje ndaj Covid-19t për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj. Nëse aprovohet, do të përdoret fillimisht te personat që janë ekspozuar ndaj virusit në 8 ditët e fundit.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq për mosdeklarim të pasurisë

Studimi që përfshin spitale të ndryshme britanike dhe një rrjet prej 100 pikash në të gjithë botën. Nëse merr aprovimin e rregullatorit të Britanisë së Madhe mund të jetë i disponueshëm në masë që nga marsi ose prilli.

Avantazhi i këtij ilaçi është që të garanton antitrupa të menjëhershëm – shpjegon virologia, Katherine Houlihan.

Rruga Press

YouTube player