Bota

Britania do i kthejë Nigerisë artefaktet e grabitur në shekullin 19

Një muze në Londër thotë se ka rënë dakord të kthejë në Nigeri artefaktet e grabitura në shekullin e 19-të në Mbretërinë e Beninit.

Muzeu “Horniman” tha se pronësia e 72 objekteve do t’i transferohej qeverisë nigeriane, raportoi BBC.

Artikujt përfshijnë 12 pllaka bronzi, të njohura si Bronzët e Beninit, një gjel prej bronzi dhe një çelës për pallatin e mbretit.

Lexo më shumë  Kamala Harris merr mbështetjen më të fuqishme deri më tani – Barack dhe Michelle Obama përkrahin kandidaturën e saj

Kjo pason një kërkesë të Komisionit Kombëtar të Nigerisë për Muzetë dhe Monumentet (NCMM) në janar.

Muzeu, në juglindje të Londrës, thotë se është konsultuar me anëtarët e komunitetit, vizitorët, nxënësit e shkollës, akademikët, profesionistët e trashëgimisë dhe artistët me bazë në Nigeri dhe në Mbretëri të Bashkuar.

“Të gjitha pikëpamjet e tyre për të ardhmen e objekteve të Beninit u morën parasysh, krahas prejardhjes së objekteve,” shpjegoi muzeu.

Lexo më shumë  OBSH dërgon mbi 1 milion vaksina kundër poliomielitit në Gaza

Vitet e fundit ka pasur presion të shtuar politik ndaj qeverive dhe muzeve evropiane për të dorëzuar artefaktet e grabitura.

Këto përfshijnë gdhendje fildishi dhe skulptura metalike të njohura si Bronzët e Beninit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *