KryesoreLajme

Bugajski: Kosova në vijën e parë kundër imperializmit rus

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski ka komentuar arrestimin dhe shpalljen non-grata nga Kosova të ruses Daria Aslamova, që nga shumë vende shihet si spiune.

Në një postim në Twitter ka shkruar se ndryshe nga Kosova, Serbia është në vijën e parë për imperializmin rus.

“Kosova në vijën e parë kundër imperializmit rus, Serbia në vijën e parë për imperializmin rus”, ka shkruar Bugajski.

Lexo më shumë  Gërvalla: Votimi nesër do të hap rrugën për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shpallur persona non-grata Daria Asmalovan, duke ia ndaluar hyrjen për pesë vjet në territorin e Kosovës.

Aslamova (52) është korrespondente speciale e së përditshmes ruse Komsomolskaya Pravda, e njohur për qëndrime pro-Moskës zyrtare.

Ajo ka punuar edhe në Ukrainë si korrespondente lufte për kanalin që përhap propagandë ruse – Tsargrad.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë – dronët që u përdoren ndaj Izraelit janë “Shaheed”, mijëra të tillë i ka edhe Serbia
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *