Lajme

Bosch: Serbia e ndihmuar nga Lajçaku po e rrit presionin ndaj Kosovës për Asociacionin

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, vlerëson se Serbia e ndihmuar nga emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po e rrit presionin ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit.

Bosch thotë se Kosova duhet ta formojë Asociacionin vetëm bazuar në ndryshimet e propozuara nga Gjykata Kushtetuese.

“Me ndihmën e Lajçakut, Serbia po e rrit presionin ndaj Kosovës për të vazhduar para me themelimin e Asociacionit. Kosova duhet të jetë e fortë dhe ta implementojë Asociacionin bazuar në vendimin e Gjykatës kushtetuese. Është gjëja e duhur për të bërë në një shtet ku prioritet është sundimi i ligjit. Duhet t’u thuhet kjo gjithë shteteve miqësore”, ka shkruar Bosch në Facebook.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *