Bota

Serbia haptazi proruse, Vulin: Nuk do anëtarësohemi në NATO

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, tha se ushtria dhe policia e Serbisë do të marri pajisje dhe armë më të fundit nga Rusia.

Gjatë një interviste për mediat serbe, Vulin nuk dha shumë detaje por u shpreh se ushtria dhe policia e Serbisë, bazuar në marrëveshjet dhe kontratat e lidhura më parë me Rusinë, do të bëhen “shumë më të forta”.

“Ne nuk mund të flasim për këtë derisa të ndodhë. Por, është absolutisht e sigurt se ushtria dhe policia do të blejnë teknologjitë më moderne, përfshirë ato të prodhuara nga Federata Ruse”, tha Vulin.

Lexo më shumë  G7 hap rezervat strategjike, nxjerr deri në 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimet

Ai përsëriti se Serbia nuk do të bashkohet me NATO-n dhe nuk do t’i mbështesë sanksionet kundër Rusisë.

“Për sa kohë që Aleksandër Vuçiç është president i Serbisë dhe përderisa unë jam në strukturat e sigurisë, Serbia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s dhe ne do të kujdesemi rreptësisht për ruajtjen e neutralitetit tonë ushtarak”, tha Vulin.

Lexo më shumë  Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit në Francë, 400 shkolla të mbyllura

“Historia ka treguar se çdo rusofobi është edhe serbofobi. Nuk ka ndodhur që dikush ta sulmojë Rusinë pa e sulmuar Serbinë, ky është rregulli”,- përfundoi Vulin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *