KryesoreLajme

Bislimi pas marrëveshjes: Tashmë komunat veriore do të faturohen sipas ligjeve të Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bislimi ka thënë se me arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, komunat në veri të vendit do të faturohen sipas legjislacionit të vendit tonë.

Sot, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë në veri të vendit.

Lexo më shumë  Shqipëria ushqehet me import, bujqësia në krizë! Për çdo 100 lekë ushqime të blera jashtë, eksporton vetëm 36 lekë

“Më në fund kemi miratuar udhërrëfyesin e implementimit për marrëveshjet për energjinë të vitit 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, tha Besnik Bisilimi në Twitter.

Në anën tjetër, për këtë marrëveshje reagoi edhe i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.

Lexo më shumë  Vrasja e Arlindës, Sveçla mirëpret arrestimet: Drejtësi jo vetëm ndaj kryesve, por edhe ndaj të gjithë atyre që mund të kenë kontribuar apo lehtësuar kryerjen e këtij krimi

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo kanë miratuar Udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjeve për energjinë, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *