Lajme

Bislimi: Kërkesa e propozuesve, faza e ndërmjetme ku Kosovës i ofrohet njohja de facto

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka deklaruar se ofruesit e propozimit franko-gjerman kanë kërkuar që të futet një fazë e ndërmjetme në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ku Kosovës i ofrohet njohja de facto, e më vonë edhe ajo de jure.

Në konferencën për media të mbajtur me kryeministrin Albin Kurti, ku kanë folur për takimin e fundit në Bruksel më 14 shtator dhe procesin e negociatave, Bislimi ka thënë se Kosova nuk ka hequr dorë nga marrëveshja finale.

“Pamundësia e faktorit ndërkombëtar ta detyrojë Serbinë të jetë konstruktive në dialog, ka detyruar sjelljen e propozimit franko-gjerman. Ka qenë kërkesë e propozuesve që të futet një fazë e ndërmjetme, ku Kosovës i ofrohet njohja de facto, por njohja de jure mbetet më vonë. Pra, nuk është se kemi hequr dorë nga marrëveshja finale”, është shprehur ai.

Lexo më shumë  Tjetër deputet i Ramës thirret në SPAK: Plarent Ndreca pritet të njihet nga Prokuroria e Posaçme për akuzat ndaj tij

Bislimi ka shtuar se në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, Kurti ka ofruar që të nënshkruhet Marrëvehsja Bazike, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka vepruar në keqbesim.

“Më 27 shkurt në Bruksel, kryeministri Kurti ka ofruar që të nënshkruhet marrëveshja bazike dhe aty z.Vuçiq ka thënë se do ta nënshkruajë bashkë me dokumentin e aneksit implementues që do të negociohet në Ohër. Pastaj publikisht ka thënë se është mashtruar nga këshilltarët e tij që i kanë thënë prano se Kurti do të refuzojë. Aty ka qenë sinjali i parë që qasja e negocimit të Vuçiqit ka qenë në keqbesim. Ka konfirmuar pranimin e dokumentit me bindjen që Kurti do të refuzojë e do të duket konstruktiv”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  World Justice/ Shqipëria rrëshqitje me shpejtësi drejt autokracisë

Rruga Press

YouTube player