Lajme

Bill Klinton për ‘Financial Times’: Radikalët serbë po paralizojnë përparimin e rajonit

Gazeta prestigjoze “Financial Times” i ka kushtuar një artikull situatës së tensionuar në Veri të Kosovës dhe konstaton se “serbët e linjës radikale janë rikthyer”.

FT ka intervistuar edhe ish-presidentin Klinton, i cili ishte më 4 korrik në Tiranë dhe ka marrë prej tij një mesazh të shkurtër për situatën në Kosovë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti pranon raportet nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rastin e Arlinda Zekajt

Klinton i ka thënë “Financial Times” se “serbët e linjës së ashpër po paralizojnë përparimin në rajon”.

“Është keq për demokracinë afatshkurtër dhe jetën e përditshme të njerëzve të vërtetë atje”, ka thënë Klinton. “Dhe po i mban vendet jo vetëm në një ngërç, por i fton të gjithë të zhgënjehen gjithnjë e më shumë dhe të bëjnë gjëra vetëshkatërruese.”

Rruga Press

Lexo më shumë  Ina Zhupa: Rama i tmerruar nga protesta studentore, shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit.
YouTube player