Lajme

Lubonja: Rama luan me Kosovën për interesa të tij

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se pozicioni i Ramës për Kosovën ka qenë krah ndërkombëtarëve, gjë që sipas tij e ka bërë për interesa personale. Lubonja u shpreh në një intervistë për emisionin “Open” në News 24 se Rama është bërë me “të padrejtën” dhe se po të ishte për interesat e shqiptarëve ai do pozicionohej më pranë Kurtit.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

“Pozicioni i Ramës është i qartë, ai pozicionohet krah ndërkombëtarëve. Rama këtu është bërë me të padrejtën për interesat e tij. Po të ishte për interesat e shqiptarëve do ishte më pranë Kurtit. Asociacioni ka qenë problem i hapur.

Rama nëse do kishte interesin e shqiptarëve do e trajtonte këtë çështje me Vuçiçin dhe Kurtin. Rama nxitoi të bëjë një draft-asociacion për të kënaqur interesat perëndimore. Do të jetë i vetmi mediator i ndërkombëtarëve në Ballkan. Këtu është një lojë pushteti” – tha Lubonja.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

Rruga Press

YouTube player