Bota

Biden: Keqinformimi në rrjetet sociale, po shkakton vdekje të njerëzve

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka paralajmëruar se përhapja e dezinformatave për COVID-19 në mediat sociale po “vret njerëzit”.

Ai po i përgjigjej një pyetje nga një reporter në lidhje me rolin e pretenduar të “platformave si Facebook” në përhapjen e gënjeshtrave në lidhje me vaksinat dhe pandeminë.

Shtëpia e Bardhë ka rritur presionin ndaj kompanive të mediave sociale për të trajtuar dezinformimin, raporton bbc.

Lexo më shumë  Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

Facebook thotë se po ndërmerr “veprim agresiv” për të mbrojtur shëndetin publik, raporton bbc.

“Ata po vrasin njerëz”, u tha Biden gazetarëve të premten në Shtëpinë e Bardhë. “E vetmja pandemi që kemi është midis të pavaksinuarve”, shtoi ai.

Zyrtarët shëndetësorë amerikanë kanë paralajmëruar që rritja aktuale e vendit në vdekjet dhe infeksionet e coronavirusit po godet ekskluzivisht komunitetet e pavaksinuara.

Lexo më shumë  A po përgatitet regjimi i Vuçiqit ta shpallë lëvizjen studentore “terroriste”?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *