Sport

Bëhet tatuazhë momenti kryesor i finales së Euro 2020 me protagonistë Chiellinin e Sakan

Momenti kur Giorgio Chiellini tërhoqi Bukayo Sakan nga jaka është bërë një meme virale dhe tani është përjetësuar gjithashtu si një tatuazh në krahun e një tifozi italian.

Ishin minutat e fundit e kohës së rregullt në finale të Euro 2020 në Wembley kur talenti anglez tentoi të kërcënonte portën e Italisë nga mesfusha.

Kapiteni i Italisë, Chiellini e dinte se çfarë mund të ndodhte po ta linte Sakan të kalonte, duke e ndaluar atë me një kapje nga jaka e fanellës.

Lexo më shumë  Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën me Bjellorusinë në Nations League

mazhi u kthye në një meme në situata të ndryshme, por ajo tani ka kaluar një hap më tutje.

Dikush ka bërë një tatuazh në krahun e Chiellinit që tërheq Sakan mbrapa kështu që ai nuk mund të arrijë trofeun e Kampionatit Evropian, i cili tashmë është zbukuruar me shirita jeshilë, të bardhë dhe të kuq.

Italia fitoi turneun në gjuajtjet e penalltive pas barazimit 1-1 në Wembley Stadium, me Gianluigi Donnarumman që bëri pritjen vendimtare të Sakas.

Lexo më shumë  Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën me Bjellorusinë në Nations League

Azzurrët fituan Kampionatin Evropian për herë të dytë pas vitit 1968.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *