Bota

Biden: Albrighti ndihmoi në ndaljen e gjenocidit në Ballkan

Presidenti amerikan Joe Biden, ka vlerësuar lart punën e ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright, në ceremoninë mortore për të.

Në fjalimin e tij para qindra politikanëve amerikanë dhe të huaj, të mërkurën, ai tha se nuk pati kampion më të madh në shekullin XX sesa Albrighti.

“Madeleine kurrë nuk humbi kohë kur pa diçka që duhej të rregullohej ose kur dikujt i duhej ndihmë. Ajo vetëm i futej punës. Si anëtar i Komitetit të Senatit për marrëdhënie të jashtme e kujtoj atë kohë dhe në vitet ‘90 mund të them se Madeleine me ndihmën e presidentit të SHBA-së e mbajti komitetin shumë të ngarkuar. Në punën tonë për ta ndaluar gjenocidin në Ballkan, mbështetjen e demokracive të reja në Evropën Qendrore dhe Lindore e të tjera, Madeleine ishte një bashkëpunëtore dhe këshilluese e pakrahasueshme”, theksoi ai.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Rusia nuk është kërcënim vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën

Shtoi se ajo asnjëherë nuk harroi se nga erdhi dhe se kush ishte, një refugjate që si e vogël shkoi në SHBA. Bideni e nderoi kontributin e saj, duke thënë se si amerikane krenare i ka bërë të gjithë të tjerët edhe më krenarë.

“Njerëzit dhe popujt në botë po vendosnin të ardhmen që e donin për veten dhe ajo ishte gruaja e parë sekretare në historinë amerikane që u sigurua që ata popuj dhe ata njerëz të dinin saktësisht ku SHBA-ja qëndronte. Kur mora lajmin për vdekjen e Medelines isha rrugës për në Evropë për të takuar aleatët tanë të NATO-s në Bruksel që të ndihmojmë të vazhdojmë ta mbajnë aleancën të fuqishme në përgjigjen ndërkombëtare kundër brutalitet rus dhe luftës së pajustifikuar kundër Ukrainës”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Britania zotohet të ndajë edhe 620 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Albright ka vdekur më 23 mars, ndërkohë që ceremonia e varrimit po bëhet sot. Pjesë e ceremonisë janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *