Kuriozitete

Mbi 1.2 milionë dollarë për librin në miniaturë të Charlotte Brontë

Libri në miniaturë, në madhësinë e një letre bixhozi, është shitur për 1.25 milionë dollarë. Bëhet fjalë për përmbledhje poezish, të cilat Charlotte Brontë i shkroi kur ishte 13 vjeçe. Është blerë nga shoqata letrare britanike, e cila ka njoftuar se atë do t’ia dhurojë muzeut që i dedikohet shkrimtares së njohur të shekullit të 19-të. Libri me titullin “A Book of Ryhmes by Charlotte Brontë, Sold by Nobody, and Printed by Herself” daton në vitin 1829.

Është një libër me vargje të shkruara me dorë, në letër ngjyrë kafe. Libri është i qepur me dorë dhe është një përmbledhje prej dhjetë poezish të panjohura deri më tash të kësaj shkrimtareje. Ky artefakt së fundmi është ekspozuar në New York. Qe nxjerr në shitje nga një ofertues anonim, e për 1.25 milionë dollarë (1.16 milionë euro) është blerë nga shoqata britanike, e cila vepron me emrin “Miqtë e bibliotekave kombëtare”, e cila punon në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në letërsi.

“Shpëtimi i këtij botimi të Charlotte Brontë është një fitore e madhe për Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë kryetarja e Shoqatës Geordie Greig, duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar në grumbullimin e fondeve, falë të cilave u bë e mundur që ky dorëshkrim të blihet për dy javë. Shoqata do t’ia dhurojë muzeut “Brontë”, që gjendet në Haworth në veri të Anglisë, ku u rrit shkrimtarja.

“Jemi fort të lumtur që kemi marrë këtë dhuratë të papritur”, ka thënë kuratorja e muzeut Ann Dinsdale. “Përherë më emocionon kur në shtëpi kthehet një gjësend nga familja Brontë”.

Charlotte Brontë u lind në vitin 1816 dhe u rrit në një ambient relativisht të izoluar. Motrat dhe vëllai i saj argëtoheshin duke u zhytur në rrëfime komplekse dhe një botë me imagjinatë të sofistikuar.

Imagjinata e tyre i solli letërsisë angleze një sërë klasikësh, si: “Jane Eyre”, nga Charlotte Brontë, “Wuthering Heights” nga Emily Brontë e “The Tenant of Wildfell Hall” nga Anne Brontë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *