Lajme

Banorët në lagjen “Shehër” në Lezhë thonë se prej dekadash mbeten në pritje të ndryshimit por askush nuk është kujtuar

Mungesa e infrastrukturës është problemi i madh në lagjen Shehër në Lezhë. Banorët thonë se prej dekadash mbeten në pritje të ndryshimit të realitetit. Por premtimet do të mbesin në letër edhe këtë vit pasi bashkia nuk ka parashikuar asnjë investim.

Lezhe- Shtrihet nën kala dhe njihet si lagjja më e vjetër e Lezhës. Vetëm 1 km nga qendra e qytetit, por duket sikur ndodhet në zonat më të thella e braktisura.

Lexo më shumë  Protesta në ditën e 107-të, nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion!

Infrastruktura është problem i madh në lagjen Shehër.

Rruga është e dëmtuar plotësisht dhe në kohë me shi bëhet e pakalueshme.

Dimrit është shumë keq. Eshtë e pakalueshme” thonë banorët.

Disa familje janë izoluara për shkak të shembjes së rrugës nga rrëshqitja e tokës.

Kjo situatë ju ka vështirësuar jetën.

Kërkojnë ndërhyrje për ndryshimin e këtij realiteti i cili vijon prej dekadash.

Lexo më shumë  Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Evropës, ndaj fuqisë blerëse

“Të na e bëjnë rrugën e kalueshme të paktën” thotë një banor.

Por investimet e shumëpritura nuk do të vijnë as këtë vit.

Në buxhetin e Bashkisë Lezhë nuk ka asnjë ndërhyrje të planifikuar për lagjen Shehër.

YouTube player
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *