Bota

Britania do të stërvisë ukrainasit me sisteme armësh të avancuara në Poloni

Kërkesat e vazhdueshme të presidentit Zelenski kanë zënë vend në Britaninë e Madhe. Kryeministri Boris Johnson thotë se forcat ukrainase do të trajnohen në Mbretërinë e Bashkuar për sisteme të avancuara të sistemeve të armëve.

Dhjetëra ushtarë ukrainas po stërviten në Mbretërinë e Bashkuar, kështu ka deklaruar kryeministri britanik Boris Johnson i cili shtoi se ata po përdorin 120 automjete të blinduara të vendit përpara se të kthehen për të luftuar kundër forcave të Rusisë.

Lexo më shumë  Bashkëpunëtorët e Orbanit nxitojnë ta zhvendosin pasurinë nga Hungaria

Kryeministri gjatë vizitës së tij në Indi, iu tha gazetarëve se forcat britanike po trajnojnë gjithashtu homologët ukrainas në Poloni për përdorimin e raketave kundërajrore.

Britania e Madhe ka dërguar të paktën 120 automjete të blinduara në Ukrainë, 80 prej të cilave janë mjete lëvizëse të mbrojtjes.

Burimet nga sekretari britanik i Mbrojtjes thonë se trajnimet për ushtarët ukrainas do të zgjasin disa javë.

Forcat britanike në Poloni po trajnojnë ushtrinë ukrainase në përdorimin e sistemit raketor të mbrojtjes ajrore dhe automjeteve nga të cilat lëshohen armët.

Lexo më shumë  Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit

Zëdhënësi i kreut të qeverisë tha se Britania po ofron lloje të ndryshme pajisjesh që ndoshta ukrainasit nuk kanë pasur përvoja të mëparshme për t’u përdorur.

Kujtojmë se Kievi e në veçanti presidenti Zelenski, prej kohësh ka kërkuar sisteme të avancuara armësh, për të cilat ka thënë se ukrainasit janë në gjendje që t’i mësojnë në territorin e Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *