Lajme

Banorët e fshatrave në Zall-Herr sërish në protestë, kërkojnë asfaltimin e rrugës

Banorët e Zall Herrit, Pinarit, Priskës së Vogël dhe Herrajt kanë dal sërish në protestë ditën e sotme pasi kërkojnë asfaltimin e rrugës.

Edhe pse sot shënohet nisja e vitit të ri shkollor 2023-2024, banorët nuk i kanë dërguar fëmijët në shkollë në shenjë proteste.

“Po na bëjnë presion se pse po dalim në protestë! Më kanë thirrur në polici e më thonë se pse ke protestuar! Më ka thirrur shefi i OPGJ-së.”- u shpreh një banor.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Kosova një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime

Banorët kanë bllokuar edhe mjetet e tonazhit të rëndë që shkojnë në Bovillë për të marrë inerte. Të pranishëm në protestë janë dhe forca të shumta policie.

Rruga Press

YouTube player