Lajme

Mediat serbe “çmenden”, kërkojnë dënimin e Dakut, u pengon tatuazhi për Katanën

Mirlind Daku bëri bujë me golin ndaj Polonisë dhe festën e madhe.

Ai hoqi fanellën e Shqipërisë dhe kështu u zbulua tatuazhi në shpinën e futbollistit – guri i thyer në kufirin Kosovë – Shqipëri dhe “Katana 138” kushtuar komandantit Agim Ramadani.

Mediumi kroat “Dnevnik” ka shkruar se shfaqja e këtij tatuazhi ka penguar media të ndryshme në Serbi. Ato kanë kërkuar dënimin e sulmuesit gjilanas.

Lexo më shumë  Mbijetesë në dyert e postës shqiptare: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit

Daku golin ua ka kushtuar të gjithë atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës dhe kështu mundësuan që shqiptarët nga të gjitha trevat të luajnë për Shqipërinë.

Mirlind Daku është i lindur në qytetin e Gjilanit në vitin 1998, zona e njëjtë prej nga vjen edhe heroi Agim Ramadani – Katana.

Para se të kalojë në klubin e Rubin Kazanit në Rusi, ai ka qenë pjesë Osijekut në Kroaci. Kjo ishte paraqitja e dytë e tij për Shqipërinë, pas asaj në Pragë të Çekisë ku edhe shpërtheu në lot pas ndeshjes nga emocionet e debutimit në kombëtare.

Lexo më shumë  Al Jazeera: Kryeministri i Shqipërisë thotë se samiti i NATO-s i vitit 2027 nuk do të mbahet në Tiranë - Kritika për shpenzimet e ulëta në mbrojtje, teksa Rama përballet me protesta prej disa muajsh

Rruga Press

YouTube player