Lajme

Banorët e ‘5 Majit’ e kërkojnë për një zgjidhje, Veliaj ‘krekoset’ me Dua-n

Banorët e zonës së ‘5 Majit’ po nxirren forcësisht nga banesat e tyre e për pasojë do  mbeten në qiell të hapur, duke qënë se shtëpitë po iu shemben. Edhe pse qytetarët kërkojnë kryebashkiakun Erion Veliaj për të rënë në një marrëveshje për banesat e tyre e për përfitimet që mund të marrin më pas, ky i fundit po ‘shqetësohet’ dhe po ndan arritjet e Dua Lipës si dhe pamjet nga vendet e Shqipërisë.

Lexo më shumë  Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin, po hetohet edhe rreth dyshimeve për përdorimin joproporcional të forcës nga disa punonjës së policisë së shtetit ndaj protestusve 

Në rrjetin social ‘Twitter’, Veliaj ka ripostuar arritjen e fundit të këngëtares shqiptare, Dua Lipa. Nuk zgjodhi që ta uronte, por vetëm bëri repost të saj. Ndërsa në orët e para të mëngjesit, kryebashkiaku postoi një foto nga Liqenet e Kollagjeshit.

Mesa duket Dua Lipa dhe pamjet e liqeneve të Shqipërisë janë më të rëndësishëm për Veliajn, sesa jeta e qytetarëve shqiptarë dhe jetesa e tyre.

Lexo më shumë  Studentët kundër Vuçiqit, por edhe pavarësisë së Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *